Partia Demokratike duket se nuk i ka përtypur thirrjet kundër saj dhe episodet ku mbështetësit demokratë janë përzënë nga protestat qytetare.
Sali Berisha u tregua i pakursyer në sulme, më të ashprat ndaj Arlind Qorrit, të cilin e akuzon se sulmon me porosi qeveritare Partinë Demokratike në protestë.
“Qorri dhe papagalli i Qorrit që përsëritin sloganet e tij thanë se erdhi koha si gjela në pleh të kakarisin. Ta dinë këta horrat, Qorrat e Edi Ramës, të cilët në misionin e Edi Ramës përsëri, për të shpëtuar lëkurën e tij dhe për të siguruar mbështetje, nxori tezën e ANTIFA-s dhe duhej që agjentë të policisë kriminale, bashkë me Qorrin që tret miliona, ta dinë shqiptarët, është një nga Gobsekët e milionave të tyre. “- deklaroi Berisha.
Edhe grupe të tjera që drejtohen nga demokratë të larguar nga PD.
“Disa skuthër të tjerë, ish-hajdutë që kanë ikur nga Partia Demokratike se nuk mund të kishin të ardhme, dhe i garantoj që për vjedhjet e tyre do të ndiqen edhe pas 30 vitesh, që ua ka amnistuar Edi Rama dhe i përdor si kukulla, përdoren për këto slogane nëpër studio televizive.”- vijoi ai.
Lëvizja e Flamingos sipas Berishës, kontrollonte fjalimet në Bulevard, ndërsa thotë, se protestat e 2 javëve të fundit nuk janë aspak meritë e asaj lëvizje:
“Kontrolluesit e mikrofonit, horra si ata, u jepnin mikrofonin vetëm atyre të cilët merrnin përsipër sloganin ‘Rama në burg, Berisha në burg’ dhe ishin përjashtim të tjetër që mund ta merrnin. Çdo njeri që paraqitej tek banda e mikrofonit, merrte porosi se ç’do të thoshte. Flamingot kishin heronj, Por Flamingot patën Jagot që mbushen valixhet me eurot e Edi Ramës dhe të botës së krimit, dhe mendojnë se dhe protestën studentore do mund ta trajtojnë njëlloj. Ta harrojnë Jagot e Flamingove se mund t'i bëjnë kësaj proteste atë që i bënë protestës së parë.”- vazhdoi kryedemokrati.
Berisha thotë se rol të rëndësishëm në këto protesta, kanë demokratët:
“Aty kemi strukturat tona. Ata janë burgosur, janë dëmtuar, njëlloj si të gjithë të tjerët dhe ne nuk bëjmë asnjë dallim. Po, ne nuk shkojmë me simbolet tona përsëri sepse aty janë gjimnazistë me prindër socialistë, janë studentë me prindër socialistë dhe ne kërkojmë një front të bashkuar”- përfundoi Berisha.
Përpjekja për të barazuar PD-në me socialistët në pushtet, tha Berisha vetëm zvogëlon përgjegjësinë e atyre që qeverisin për vjedhjet e parave të shqiptarëve. Ai megjithatë thotë se është pro një fronti të gjerë opozitar.
-
E vërtetë është kjo që thotë Sali non grata kapuçonët e PD dogjën Tiranën,këtu studentët u treguan të trashë sepse nuk u distancuan por duke menduar që ka dhe studentë shpellarë Tirana u kthye në xhungël.
Përgjigju -
Ja dhe njehere plaku mere ne ndihme te rames
Përgjigju-
po po pse e diskuton ti?
-




Komente
Komento