TIRANË- Protesta e dhunshme e 20 shkurtit ka çuar në pranga 18 militantë të Partisë Demokratike, që vetë Sali Berisha i shpalli “kryengritës të armatosur”. Pas akteve të dhunës dhe “luftës” me molotovë që zgjati gati 3 orë, blutë e Tiranë shoqëruan në komisariate 45 protestues, nga të cilët tashmë 18 janë në qeli dhe 28 janë vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Grupi i zjarrit ishte përgatitur për akte dhune. Sapo Berisha mbërriti në sheshin përballë Kryeministrisë ndiqej nga militantët e maskuar dhe që kishim mbushur çantat me molotovë, mes tyre edhe ish-gjyqtari sheik, Gjin Gjoni, tashmë deputet. ‘Grupi i zjarrit’ sapo u dha sinjal Sali Berisha lëshuan breshërinë e molotovëve drejt kryeministrisë, ndërsa përplasja më pas u zhvendos te Kuvendit dhe Rruga e Elbasanit, ku bombat molotovë u hodhën edhe në drejtim të efektivëve dhe nuk kursyen as xhaminë e Namazgjasë, ndërsa besimtarët po faleshin.

Mes të arrestuarve nuk mungojnë as të miturit, të cilët kupola e PD-së i “rekruton” në protesta dhe i nxit të kryejnë akte dhune. 3 të mitur 15,16 dhe 17 vjeç janë vënë në pranga, ndërsa policia thotë se protestuesit “kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajtjen e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të policisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre”. 

Blutë e Tiranës kanë sekuestruar 25 bomba molotovë të pashpërthyer, të cilat ishin fshehur edhe në çanta shkolle dhe mes librave, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme, si maska të cilat militantët i përdorën për të fshehur fytyrat kur hodhën molotovë në drejtim të Kryeministrisë, Kuvendit, xhamisë, autobotëve me ujë dhe policëve.

Molotovi i fshehur mes librave

Klevis Balliu, personi që firmosi njoftimin për organizimin e protestës, është i vetmi që është vënë në hetim nga kupola e PD dhe akuzohet për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Deputetët e tjerë të PD-së që ishin në protestë, disa prej tyre të përfshirë edhe në akte dhune, si Flamur Noka e Belind Këlliçi që dhunuan edhe efektivët, nuk rezultojnë në listën e personave në hetim.

Policia nuk e kishte aprovuar zhvillimin e kësaj proteste për shkak të dhunës së ushtruar më parë dhe informacioneve se i njëjti skenar do të përsëritej përsëri. Me firmën e Klevis Balliut, ishte dërguar njoftimi për protestën e 20 shkurtit, por Policia u kishte kthyer përgjigje se nuk e marrin përsipër zhvillimin e saj. Gjithsesi, efektivët policisë, në bazë të ligjit për tubimin, ishin në terren për të garantuar sigurinë.

EMRAT E PROTESTUESVE TË ARRESTUAR

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
Bomba molotovi, mjete piroteknike dhe kapuça për tu maskuar, çfarë gjeti policia brenda çantave të militantëve të Berishës (VIDEO)

18 persona janë arrestuar pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike. Çantat e tyre brenda mbanin shishe molotov, mjete piroteknike e kapuça për tu maskuar. Policia ka sekuestruar dhjetëra shishe molotov të paplasura. Molotovë janë gjetur dhe mes librave në çantat e të rinjve.