Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka komentuar reagimin e Ambasadës Gjermane drejtuar Partisë Demokratike ku dënohet ashpër dhuna e përdorur dje në protestë. Teksa hidhnin molotovë drejt institucioneve dhe efektivëve të policisë, në duar militantët e Berishës mbanin flamuj gjermanë.

“Ka pasur zjarr dje në #Tiranë?! I njëjti në 35 vite eeee?! Po lexoj që dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë!!

Po gjermanët qenkan kundër dhe ashpër madje; Lexojeni Gjermaninë!! Dhe lexojeni gjithmonë, jo veç për zjarrin!!”, shkruan Braçe.


Lajmi kryesor:

Breshëri molotovësh me flamuj gjermanë në duar, Ambasada e Gjermanisë reagon ashpër për protestën e Berishës: Dhuna është e papranueshme