Armina Mevlani, ka treguar arsyen përse reagoi për protestën e thirrur nga Sali Berisha për të shkarkuar Lulzim Bashën. Armina, thotë se gjykon si e jashtme, pavarësisht se është partnerja e Shkëlzen Berishës, por e cilëson si anormale që të mbyllen dyert e PD për ish-kryeministri. Ndërsa për Bashën tha se e ka treguar çfarë është pasi humbi tre zgjedhje radhazi.
‘Nuk ngatërrohem në politikë se nuk përkas. Jam rritur në familje artistësh, kjo nuk do të thotë se nuk kam një mendim. Pavarësisht se jam pjesë e familjes Berisha, gjykoj si e jashtme, jo si e diktuar se jam pjesë e familjes. Kam debatuar dhe për gjëra që nuk më kanë pëlqyer në një grup me miq, kam debatuar mendimin tim komplet e pandikuar. Për sa kohë nuk jam pjesë e politikës, nuk kam pse të përfshihem.
Përjashtimi i doktorit nga shtëpia e vet më duket anormale sepse janë shumë njerëz, më kthyen përgjigje se çfarë ka bërë gabim. Gabimet janë pjesë e politikës por për sa kohë që ke derdhur djersë, gjërat nuk bëhen në këtë formë nga një lider që 3 herë radhazi ka humbur. Ai thotë jam në krye të PD, por me kë njerëz, me kë mbështetës?’- tha Armina.
BERISHA YLL. GJIGAND.
DOKTORI ESHT DHE DO MBETET LEGJENDE PER KOMBIN SHQIPETARE VETEM SHENDET E JETE TE KETE PREJ TE MADHIT ZOT,KURSE KUNGULLAT DHE KASTRVECAT PIQEN NE VERE,PER TE QEN MA TE SHIJUAR,
Karmina...Karmina, ,,crazy balerina...
Familje mafioze zorre qensh jashtqitje Kombit.