Sot po zhvillohet dita e 3 e protestës për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i policisë, protestë e cila është shoqëruar me dhunë ndaj efektivëve, institucioneve ndërsa kemi parë edhe pamje të shkatërrimit të disa zonave në kryeqytet duke djegur kosha mbeturinash e duke thyer semaforë e çfarë u ka dalë përpara.

Por pas kësaj proteste të dhunshme duket se janë të fshehur eksponentë të partive opozitare. Siç shihet dhe nga fotot ish-deputetja e LSI Floida Kërpaçi, ka mbledhur një grup të rinjsh në një kafene përpara protestës, të cilët mendohet se janë sipmatizantë të LSI. Nisur nga pamjet lindin dyshime se dhuna që kemi parë në protestë është e nxitur nga opozita. Si duket Kërpaçi po iu jep "porositë" para protestës të rinjve.

1607714322_kjerpaci001.jpg

Floida Kerpaci ne rreth, gjate takimit me te rinjte perpara protestes

Në protestën e sotme kemi parë të angazhuar edhe ish-deputetë të tjerë. Luan Baçi në Fier ishte kryesuesi i protestës, ku bënte thirrje për të larguar nga pushteti kryeministrin Edi Rama dhe "rroftë PD". Por ndërsa Baçi ka mbajtur një fjalim të shkurtër ku kërkonte të rrëzojë nga pushteti Ramën, gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se ka qenë pikërisht dikush nga turma që i ka thënë të mos e kthejë këtë protestë në politike.

Kujtojmë se dje para Ministrisë së Brendshme protestuesit kanë goditur me gurë, flakadanë dhe disa zbukurime të vendosura në qendër për festat e fundvitit ndaj efektivëve të policisë. Më pas protestuesit u spostuan në zonën e ish-Bllokut e në disa lagje të tjera të Tiranës.

Për rreth 3 orë, ata nuk kursyen koshat e mbeturinave, stolat, tabela të qarkullimit rrugor dhe shumë sende të tjera duke i dëmtuar. Stacionet e autobusëve dhe semaforët u dëmtuan rëndë. Nga protesta pati dhe të shoqëruar e të arrestuar.

 

Floida Kerpaci ne rreth, gjate takimit me te rinjte perpara protestes