Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me tone të ashpra “Demokratëve Evropianë”, një parti politike në Evropë e cila ka edhe përfaqësues në Parlamentin Evropian, dhe që ka qenë e zëshme në mbështetje të protestave në Tiranë.

Reagimi i Ramës lidhet posaçërisht me një postim në X, mëngjesin e kësaj të mërkure, ku European Democrates pyesin Kryeministrin drejtpërdrejtës “cili është problemi yt me disidencën”, duke iu referuar protestës.

 

Reagimi i European Democrates

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama iu përgjigj me pamjet kur deputetja socialiste Iris Luarasi u ndoq nga disa aktiviste në një qendër tregtare,  dhe i akuzoi përfaqësuesit evropianë se po shpërfillin dhunën ndaj ligjvënësve.

“A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme dhe ta shisni atë si kundërshtim demokratik? Me sa duket, jo... Keni ndonjë gjë për të thënë për këtë formë të veçantë të “kundërshtimit”, nga piedestali juaj i lartë demokratik? Apo shqetësimi juaj për demokracinë përfundon aty ku fillojnë faktet e pakëndshme?”, shkruan Rama. 

Duke iu referuar incidenteve të regjistruara gjatë protestës, kreu i qeverisë tha se deputetët u përballën me fyerje, poshtërime dhe sulme gjatë hyrjes në Kuvend.

“Ndoshta kështu duket nga rehatia e tastierës suaj. Por, jo për kolegët tuaj shqiptarë, nga e djathta në të majtë, të cilët u detyruan të kalonin mes një korridori sharjesh dhe dhune fizike, me vezë e madje edhe gurë të hedhur ndaj tyre, vetëm që të arrinin në vendin e tyre të punës", shkruan Rama. 

Postimi i Edi Ramës

Në pamjet e publikuara, deputetja Iris Luarasi shfaqet duke debatuar me disa aktiviste, të cilat i bllokojnë rrugën teksa ajo përpiqet të hyjë në ambientet e Kuvendit.

Pas ngjarjes, Luarasi deklaroi se do ta denonconte rastin dhe do t’ia linte drejtësisë vlerësimin e veprimeve të protestueseve.

“Do ta denoncoj këtë rast dhe do t’ia lë drejtësisë të veprojë, sepse fyerja nuk është protestë, poshtërimi nuk është aktivizëm dhe dhuna nuk bëhet më pak dhunë vetëm sepse ushtrohet nga vajza", u shpreh Luarasi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:29
European Democrats i përgjigjen Ramës: Dënojmë sulmet ndaj deputetëve, Shqipëria ka rëndësi për Europën

1788972020_ed.jpg

Replika mes kryeministrit Edi Rama dhe European Democrats për protestën para Kuvendit ka vijuar edhe këtë të mërkurë.

Pasi Rama akuzoi përfaqësuesit europianë se po heshtnin ndaj dhunës që u ushtrua ndaj deputetes socialiste e cila u përndoq në një qendër tregtare nga disa aktiviste, ata iu përgjigjën në rrjetin social X, me një postim të gjatë ku dënojnë pa asnjë mëdyshje çdo akt dhune ndaj deputetëve, por nga ana tjetër, theksojnë se një gjë e tillë nuk mund të përdoret për të delegjitimuar protestën, për të cilën janë treguar shumë të zëshëm ditën e fundit.

Postimi i plotë në X

'Shqipëria meriton përgjigje, kryeministër Rama. Jo një tjetër përplasje me ata që bëjnë pyetje legjitime.

Kryeministër Rama, dënimi i dhunës ndaj përfaqësuesve të zgjedhur dhe mbrojtja e së drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore nuk janë qëndrime që bien ndesh me njëri-tjetrin. Ne i mbështesim të dyja, qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme.

Asnjë parlamentar nuk duhet të përballet me dhunë apo kërcënim gjatë ushtrimit të mandatit të tij. Ne e dënojmë një sjellje të tillë pa asnjë mëdyshje. Por raste të izoluara dhune nuk mund të përdoren për të diskredituar një lëvizje të tërë proteste, për të hedhur poshtë shqetësimet legjitime apo për të shmangur pyetjet mbi ngjarje të tjera të dokumentuara.

Protestuesit paqësorë nuk duhet të përballen me përdorim të tepruar të forcës, ndalime arbitrare apo forma frikësimi. Edhe pamjet ku persona të paidentifikuar ndërhyjnë ndaj demonstruesve kërkojnë një shpjegim të qartë. Një qeveri që udhëheq një vend drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian duhet të jetë e para që kërkon transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

Shqipëria nuk është nën sulm. Përkundrazi, Shqipëria ka rëndësi për Europën dhe ne duam ta shohim të suksesshme në rrugën e saj europiane. Pikërisht për këtë arsye, liria e shprehjes, e drejta për tubim paqësor, përgjegjshmëria e policisë dhe shteti i së drejtës janë shqetësime legjitime europiane, jo ndërhyrje të huaja.

Kanë kaluar gati një javë që kur aktivistë shqiptarë, figura të opozitës dhe organizata mediatike panë llogaritë e tyre në rrjetet sociale të bllokuara ose të kufizuara. Ju mohuat çdo përfshirje të qeverisë dhe ne e kemi marrë parasysh këtë deklaratë. Por ajo që ende mungon është i njëjti vendosmëri nga ana juaj për të kërkuar transparencë dhe përgjigje për ata që janë prekur.

Ju reagoni me forcë kur kritikat drejtohen ndaj jush. Ne do të prisnim të njëjtën forcë edhe në mbrojtje të të drejtave të atyre që ju kritikojnë" 

Xh.K/U.D/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
3.9 / 5 (7 vlerësime)

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Beni: 09/09/2026 16:57

    Po i ngjan gjithmon e me shok mikut te tij Vucic

    Përgjigju
  • Uno: 09/09/2026 12:29

    Po te vjedhesh si ti vendin dhe te mashtrosh si ti njerzit, a eshte e neveritshme?

    Përgjigju
  • 433: 09/09/2026 12:22

    Veza te shpallet arme e shkaterrimit ne mase.

    Përgjigju
    • 404: 09/09/2026 13:26

      Jam dakort. dhe omleta te behet e jashtligjshme

  • Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56

    Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?