Për shkak të protestës së fermerëve grekë e cila vijon edhe në prag të ndërrimit të viteve, Policia Kufitare në Korçë ka bërë me dije se duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale "Kapshticë-Selanik", do të jetë e bllokuar.
Në njoftim theksohet se për veturat është lejuar që të lëvizin në segmentet dytësore.
“Ditën e sotme, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Gjirokastër është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.12.2025, nga ora 12:00 deri në orën 16:00 (me orën greke), rruga nacionale "Kapshticë-Selanik", do të jetë e bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë. Do të funksionojnë vetëm rrugët dytësore, për veturat.
Komente











