Gati 8 mijë fermerë, që përfaqësojnë mbi 40 grupe nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së mbajtën dje një protestë në shenjë kundërshtimi për të denoncuar politikat bujqësore të unionit dhe marrëveshjen e diskutueshme tregtare të BE-së me vendet e Mercosur-it.

Në lidhje me këtë siuatë gazetarja Monada Mehmetaj tha ‘Sot Live në Shqipëri’ se ky tubim hyn tek një nga protesat më të mëdha të zhvilluar nga qytetarët.

“Kjo protestë e fermerëve cilësohet si një nga protestat më të mëdha. Ajo që u diskutua në Parlamentin Europian ishin në lidhje me disa masa sigurie që ky i fundit ka vendosur në lidhje me marrëveshjen e Mercosur-it. Kjo marrëveshje që kalon në disa masa nuk i ka kënaqur fermerët franzezë të cilët janë nisur në Bruksel. Kanë qenë 7300 qytetarë dhe 50 mjete tip traktorësh”, tha Mehmetaj.

Ndër të tjera Mehmetaj shtoi se fermerët e cilësojnë këtë marrëveshje si të pandershme në tregun e blegtorisë dhe bujqësisë.

“Kryeministri francez ka pasur takime me fermerët. Ndërkohë presidenti Macron nuk ka qenë dakord për këtë marrëveshje dhe ka gjetur mbështetjen te kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Bisedimet në Komisonin Europian kanë zgjatur deri në orën 4:00 të mëngjesit dhe është është rënë dakord që deri në janar nuk do të kemi një firmosjes së marrëveshjes - që pritej të firmosej në 20 dhjetor. Fermerët e cilësojnë këtë marrëveshje si të pandershme në tregun e blegtorisë dhe bujqësisë.

Kështu janë krijuar dy fronte Meloni-Macron dhe Merz-Sanchez, e cila u arrit të bëhej një pauzë për shkak të Krishtlindjeve. Meloni e ka cilësuar këtë samit të suksesshëm, ndërsa Merz e ka konsideruar si një dështim", tha ajo teksa shtoi se kjo mund të rrezikojë ekuilibrin e besueshmërisë në BE.