Protesta e fermerëve, nuk gjejnë
treg, derdhin qumështin në rrugë

Protesta e fermerëve, nuk gjejnë<br />treg, derdhin qumështin në rrugë
KORCE - Fermerë të fshatit Bregas në Korçë kanë zhvilluar një protestë paraditen e kësaj të hëne. Ata kanë bllokuar me mjete bujqësore për disa orë rrugën kryesore që lidh fshatrat e Fushës së Korçës. 

Shkak i protestës ka qenë kushtet e vështira të fermerëve të cilët nuk gjejnë treg për produktet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Ata janë ankuar se prej gjashtë muajsh nuk arrijnë të shesin dot qumështin, çka ka bërë të falimentojnë një pjesë e madhe e baxhove që e grumbullojnë atë. 

Në shenjë proteste ata kanë derdhur qumështin në rrugë. Fermerët shprehen se kanë marrë kredi për të blerë lopë dhe nuk kanë mundësi ta shlyejnë, ndërsa hedhin akuza edhe për konkurrencë të pandershme në treg.

Ata kërkojnë ndërhyrjen e strukturave shtetërore dhe subvencionim të prodhimit, pasi në të kundërt ata do të vijojnë protestat. Gjithashtu, ata paralajmërojnë edhe bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. 

[gallery]22730[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot