Në 25-vjetorin e rënies së komunizmit në Shqipëri, Partia Demokratike zhvilloi protestën e saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me pjesëmarrjn e mijëra qytetarëve nga e gjithë Shqipëria.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe marshuan nën udhëheqjen e liderit të opozitës Lulzim Basha në drejtim të selisë së kryeministrisë, para së cilës ishte vendosur edhe podiumi.
Basha dhe deputetët e opozitës shtrënguan duart me njëri-tjetrin para mijëra shqiptarëve, ku deputeti Gent Strazimi mori fjalën i pari. Ndryshe nga herët e tjera, protesta e sotme nisi nën tingujt e himnit kombëtar.
Por, ndonëse ishte paralajmëruar si protestë e qetë, degjeneroi në dhunë dhe kaos. Teksa deputetë të PD-së, militantë e qytetarë merrnin fjalën para mijëra protestuesëve, selia e kryeministrisë u qëllua me vezë, gurë, tulla, shishe e shkopinj si dhe u mbulua nga tymues blu, ndërsa u dëmtua edhe streha me ndricues neoni në hyrje të godinës së qeverisë. Dhunës nuk i kanë shpëtuar as drerët e vënë përpara kryeministrisë.

Si për ironi, ndërsa kryeministria përballej me dhunën e protestuesëve, kreu i qeverisë ndodhej në një aktivitet në kuadër të 25-vjetorit të rënies së komunizmit.
Gjatë gjithë kohës, protestuesit tentuan të thyenin kordonin me police vajza qe rrethonte kryeministrinë, por pa mundur t’ia dalin. Menjëherë pas tensionimit të situatës, kordoni i policeve femra, u zëvendësua nga meshkujt.
Por as kjo masë e ndërmarrë, nuk arriti dot që të ndalë vrullin e protestuesëve, teksa njëri prej tyri ngjiti shkallët e kryministrisë dhe valviti flamurin e Partisë Demokratike. Po ashtu protestuesit dogjën edhe një pankartë me portretin e Edi Ramës.
Kur ora shënonte ora 13.00 dhe lideri mbante fjalim në podium, turma shpërtheu sërish në dhunë duke shtyrë me forcë efektivët e policisë duke tentuar të thyejnë kordonin për të hyrë në kryeministri.
Me një banderolë të madhe në duar protestuesit u sulën në drejtim të policisë po pa mundur të kapërcejnë kordonin e sigurisë. Jo vetëm kaq. Ndërsa lideri i opozitës Basha bënte thirrje kundër qeverisë, manifestuesit nisën të hedhin sërish tymues blu në ambientet e jashtme të godinës të Këshillit të Ministrave si dhe shkulën pllakat e trotuarit për të qëlluar kryeministrinë.
Pas përfundimit të fjalës së Bashës, protestuesit u nisën drejt Ministrisë së Brendshme, duke lënë pas rrëmujë, shkopinj në shkallët e kryeministrisë, vezë në muret e saj dhe tymues blu rreth e qark.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com