Protesta e PD-së nesër, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Qytetarët të përdorin rrugë alternative

Protesta e PD-së nesër, policia: Bllokimi i rrugëve, vepër penale! Qytetarët të përdorin rrugë alternative

Policia e shtetit përmes një komunikate për mediat ka reaguar lidhur me protestën e nesërme të opozitës që pritet të bllokojnë disa akse rrugore në vend.

'Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë paraqitur kërkesën për zhvillim të tubimeve, nga ora 17:00 deri në orën 20:00 të datës 29.10.2024, në disa akse rrugore kryesore në vend, konkretisht: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.', njofton policia.

Policia garanton tubimin dhe protestat, por kur ato nuk bllokojnë qarkullimi e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

Policia thekson se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

'Bllokimi i akseve rrugore është vepër penale e parashikuar nga neni 293 i Kodit Penal dhe cilido që do të ndërmarrë veprime për të bllokuar rrugët, do të përballet me pasojat që sjell shkelja e këtij neni.

Ndërkohë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që do të qarkullojnë në akset rrugore të mësipërme, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa që në rast bllokimi, të devijojë qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.', vijon më tej policia.

Sakaq, policia ka marrë masa në rast bllokimi, teksa iu bën thirrje qytetarëve që duan të shkojnë në aeroport, të arrijnë atje para orës 17:00 ose të përdorin rrugë alternative.

'Gjithashtu, qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Rinasit, me qëllim daljen jashtë vendit, duhet që për shkak të trafikut që mund të krijohet, të arrijnë në aeroport para orës 17:00, ose të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në kohë.', thotë policia.


Lajmi kryesor:

PD nesër protestë, Policia: Mos bllokoni rrugët, vepër penale! Do përballeni sipas ligjit! Bardhi: Organizim i ligjshëm, merrni masa


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nesër takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, zbardhet axhenda

Nesër takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, zbardhet axhenda