Protesta e opozitës, Peleshi: S’e di
ç'kupton Basha me Republikën e Re

Protesta e opozitës, Peleshi: S’e di<br />ç'kupton Basha me Republikën e Re
KORÇË-Nga Korça zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka komentuar protestën e opozitës dhe qëndrimin e Bashës mbi “Republikën e Re”.
 
Ai shprehet se protesta është një e drejtë demokratike për aq kohë sa zhvillohet brenda normave kushtetuese por shton se nuk e di se çfarë nënkupton Basha me “Republikën e Re”.
 
“Protesta është një e drejtë demokratike, një hapësirë që opozita mund ta shfrytëzojë në çdo kohë, por brenda normave kushtetuese. Nuk e di çfarë nënkupton Basha me termin Republikë e Re, por di t’u them që një program i ri apo një qasje e re politike vjen dhe mandatohet nga populli. Zgjedhjet janë mjeti i vetëm që partitë politikë të vijnë në pushtet. Një Republike e Re nuk mundet të dalë nga mosbindja civile”, është shprehur Peleshi. 
 
Sa i përket zhvillimeve që mund të sjellë vizita e ndihmës sekretarit amerikan te shtetit, Peleshi u shpreh se SHBA dhe partnerët europianë kane inkurajuar partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje duke vënë demokracinë mbi çdo skenar politik partiak.
 
Peleshi theksoi se edhe pse me keqardhje që zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa opozitën ato nuk mund të komprometohen për asnjë arsye.
 
“Zgjedhjet nuk mund te komprometohen nga vendimi i asnjë partie. Jemi të keqardhur që në 18 qershor do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, por kjo nuk do të thotë se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje na pengon ne të kërkojmë votën e qytetarëve në 18 qershor, në datën e dekretuar nga Presidenti dhe në respekt të kuadrit kushtetues”,
tha Peleshi.

Peleshi u bëri apel shqiptarëve që pas 27 vitesh demokraci ende të brishtë, të mos lejojnë të sakrifikohen.
 
“Nga Korça dua tu dërgoj një mesazh të gjithë shqiptarëve, foshnja që lindi 27 vite më parë, demokracia, është ende e brishtë. Te mos e sakrifikojmë tani që edhe konteksti në të cilin ndodhet Shqipëria, Ballkani dhe Europa është delikat, për shkak të zhvillimeve që po ndodhin në Rajon. Duhet të ngrihemi ne nivelin e përgjegjësisë historike dhe te jemi të kujdesshëm me mesazhet qe i shpërndajmë popullit”, tha Peleshi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi