TIRANE- Pesë oficerë të policisë dhe tre prokurorët e gatshëm të prokurorisë së Tiranës, kanë nisur hetimet për të identifikuar personat që kundërshtuan forcat e rendit dhe goditët me gurë dhe sende të forta institucionet shtetërore, duke shkaktruar dëme materiale.
Hetimet nisën dy orë pas normalizimit të situatës, ku oficerët e policisë dhe dy prokurorë janë parë para godinës së kryeministrisë dhe pranë ambjenteve të ministrisë së Brendshme, aty ku u shkatërrua bunkeri dhe disa dritare të Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës. Grupi i hetimit ka bërë fotografimin e të gjitha dëmeve të shkaktuar si dhe të vendit të ngjarjes, dhe se tashmë i është kërkuar agjentëve të policisë të administrojnë të gjitha fotografitë e eksponetëve që janë fotografuar duke qëlluar me gurë drejt kryeministrisë apo duke shkatëruar bunkerin. Ndërkohë informacion, prokuroria pritet të kërkojë dhe nga Drejtorinë e Policisë së Qarqeve, pasi nga të dhënat pjesa më e madhe e proceduesve janë të ardhur në Tiranë.
50 persona
Nga të dhënat paraprake që policia e Tiranës ka grumbulluar mësohet se bëhet fjalë për rreth 50 persona të indetifikuar si shkaktarë të dhunës dhe sulmit me gurë mbi institucionet si kryeministria, ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës dhe Bunkerit, pranë bashkisë së Tiranës. Momentalisht 50 personat janë identifikuar dhe se pritet që shumë shpejt ndaj tyre të nisë procedim penal nga ana e prokurorisë. Nga ana tjetër, që prej mbrëmjes së djeshme agjentët e policisë kanë filluar lokalizimin e adrresave të dhunuesve dhe shoqërimin e tyre në ambjentët e policisë, duke i marrë ata në pyetje.
Hetim i dytë për dhunën
Gati 5 vjet pas 21 janarit 2011, prokuroria e Tiranës është detyruar të rikthehet sërisht në të njëjjtën vendgjarje, duke kryer veprime hetimore për dëme e shkaktuara tek godina e kryeministrisë. Në 2011, prokuroria hetoi çështjen për akuzën e vrasjes dhe shkatërim prone.
Dosja e 21 janarit u nda në tre fraksione, ku në njërën hetoheshin gardistët për 4 vrasjet në bulevard, në njërën hetoheshin demostruesit e dhunshëm që shkatëruar kryeministrinë dhe plagosën policët me sende të forta dhe në tjetrën hetoheshin organizatorët e dhunës, që ishin disa prej deputetëve të PS, përgjegjës për thirjet për të sulmuar institucionet shtetërore.Kjo çështje është pushuar nga ana e prokurorisë për shkak të amnistimit të veprës penale.
Ndregjoni nxiti turmën për dhunë mund të penalizohet
Besim Ndregjoni, kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, mund të procedohet penalisht nga policia e shtetit, pasi ishte ai që nxiti turmën e njerëzve për dhunë ndaj institucioneve dhe bunkerit, simbol të komunizimit. Burime pranë prokurorisë së Tiranës, thanë se do marrin një vendim shumë shpejt nëse do ndjekin penalisht ose jo, Ndregjonin për akuzën e “Thirrjes publike për veprime të dhunshme”. Në fakt ka qënë Ndregjoni që pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ka dalë në podjum duke marrë fjalën dhe ka pohuar se të gjithë së bashku siç ishin në bulevard të drejtoheshin drejt ministrisë së Brendshme, për të shembur bunkerin e komunizmit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Dhjetor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com