Rreth 1350 efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar ditën e sotme për protestën e lajmëruar nga Partia Demokratike. Protesta e PD-së do të nisë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit do të bllokohet lëvizja e makinave në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Bllokohen dy rrugët rreth Piramidës, “Ismail Qemali dhe “Papa Gjon Pali II’, si edhe rrugët që degëzohen nga Bulevardi drejt ish-Bllokut.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative dhe apel protestuese të distancohen nga veprimet e kundërligjshme.


Lajmi kryesor:

PD sot protestë para Kryeministrisë, 1350 efektivë në terren! Ambasada e SHBA: Qytetarët amerikanë të shmangin demonstratën