Protesta e pedagogëve në Tiranë: Pa rritje page, nuk hyjmë në auditore më 17 tetor! Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?

“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?” Me këtë pankartë kanë dalë në protestë pedagogët, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve ose në të kundërt paralajmërojnë bojkot të auditoreve më 17 tetor. Dhjetëra pedagogë të mbledhur para universitetit Politeknik kërkojnë takim me kryeministrin Edi Rama që të marrë në shqyrtim kërkesat e tyre. 

Ata kërkojnë rritje me 50% të pagës për 2 vite, por kryeministri Rama i dha një përgjigje nga Universiteti Bujqësor duke i thënë se mund të bëjnë vetëm rritje me 7%. Megjithatë ata thanë se kërkesa e tyre është e panegociueshme dhe kërkojnë 30% rritje këtë vit e 20% rritje vitin e ardhshëm. Në përfundim të protestës, paralajmëruan qeverinë se nëse nuk do të bëjë asnjë veprim për të realizuar atë që kërkojnë, atëherë do të rikthehen në protestë më 17 tetor, ditë kur nis viti akademik.

Në mbështetje të pedagogëve ka dalë edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me deputeten e PD, Jorida Tabaku. Meta thotë se kërkesat e tyre janë të realizueshme ndërsa Tabaku u shpreh se nuk mund të jemi një shoqëri e moralshme nëse nuk respektojmë dinjitetin e pedagogëve.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ 

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë 

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare 

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:48
Protesta e pedagogëve, Tabaku: Nuk mund të jemi një shoqëri e moralshme nëse nuk respektojmë dinjitetin e pedagogëve

1664963439_tabaku.JPG

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka mbështetur protestën e pedagogëve duke renditur tre arsye që sipas saj tregon se parajsa e premtuar rezultoi gënjeshtër, cilësia e jetës për pedagogët është e ulët dhe po shkatërrohet sistemi i kërkim-zhvillimit.

Reagimi i Tabakut

Së pari, tregon të vërtetën në lidhje me Arsimin e Lartë Publik dhe dështimin e Reformës në Arsim që prodhoi një sistem arsimor më të dobët dhe inefektiv. Parajsa e premtuar rezultoi një gënjeshtër e madhe, cilësia në rritje rezultoi në më pak studentë në auditore.

Së dyti, cilësia e jetës për shtresën e pedagogëve është gjithnjë edhe më e ulët. Ata janë pjesë e shtresës së mesme dhe qytetarëve të angazhuar që përbuzen dhe keqtrajtohen nga një mazhorancë që sistematikisht ka sulmuar këtë shtresë. Largimi i shqiptarëve sot është shenjë e kësaj dobësie.

Së treti, shkatërrimi i sistemit të kërkim-zhvillimit që përkthehet në adaptimin e ekonomisë sonë me sfidat edhe risitë e reja teknologjike. Nuk është rastësi që “biznesi” vetëm i mirë është ai i ndërtimit dhe jemi pas në manifakturë, teknologji, zhvillimin e programeve kompjuterike!

Nuk do të mund të kemi një Shqipëri të shqiptarëve nëse nuk kemi një vend që trajton shtresën e mesme duke i dhënë shanse dhe mundësi!

Nuk mund të jemi një komb i suksesshëm nëse nuk kemi një shoqëri që ofron mobilitet social.

Nuk mund të jemi një shoqëri e moralshme nëse nuk respektojmë dinjitetin e pedagogëve.

Ora 11:37
Protesta e pedagogëve, Meta: Kërkesat për rritjen e pagave janë plotësisht të realizueshme

1664886486_ilirmeta1770x418.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për protestën e pedagogëve duke thënë se kërkesat e tyre janë të realizueshme.

“Solidaritet të plotë me protestën e pedagogëve dhe profesorëve të Shqipërisë. Kërkesat e tyre për rritjen e pagave janë tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme”, tha Meta.

Ora 11:19
Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Kryeministri të reflektojë, nuk mjaftohemi me lëmoshë

1664962539_KOVACI.JPG

Kryetari i Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë për situatën në Shqipëri dhe për pagat e tyre.

“I kërkojmë kryeministrit të reflektojë. Mirëpresim ofertën e tij dhe ne nuk mjaftohemi me lëmoshë. E kuptoni ku arrin situata qesharake në Shqipëri? Ne qëndrojmë në shifrën 50% për dy vite. Kjo është e panegociueshme se është minimale. Ju kemi dërguar dhe tabelën e pagave”, tha Kovaçi.

Ora 11:16
Pedagogu në protestë: Nuk dua të besoj gojët e liga se rektori ka ftuar dekanët për t'i bërë karshillëk! Nuk hyjmë në auditore nëse nuk plotësohen kërkesat

 

Një prej pedagogëve që ka dalë në protestë ditën e sotme ka treguar bisedën me ministren e Arsimit, Evis Kushi, e cila i tha se nuk kanë lekë për t'i plotësuar kërkesat. Ndër të tjera i bën ftesë rektorit të Univdersitetit të Tiranës që t'i bashkohet dhe paralajmëron bojkot të mësimit nëse deri me datë 17 tetor nuk plotësohen kërkesat e tyre.

"Gojëve të liga i them, mirëse keni ardhur. Ja ku i keni pedagogët, 4 ose 5 herë më shumë se Fakulteti i Shkencave. Ministrja e Arsimit shkoi në Universitetin Bujqësor për të thënë se kërkesat janë minimaliste dhe do i realizojmë të gjitha. Kështu na tha dhe neve. Do të thotë se ne do të realizojmë ato që kemi kërkuar. Në fund fare tha jam me ju, por nuk ka lekë. Ne i thamë faleminderit, herën tjetër do të takohemi bashkë me kamerat përballë dhe kryeministrin. Nuk dua të besoj gojët e liga se rektori ka ftuar dekanët për të na bërë karshillëk. E ftoj të bashkohet me ne.

Rrugës kur po vija, doja të shihja satelitët. Ne kemi kërkuar 50% rritje rroge. Kolegët e shënuan 20-30. Në datë 17, ne nuk do të hyjmë në auditore për të filluar vitin e ri shkollor. Jemi të gjithë njëlloj", tha pedagogu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Student: 06/10/2022 08:39

    Pedagoget Jane kthyer ne bisnesmena qe e shesin note me leke.As rrogen qe marrin nuk e meritojne, Jo me te pretendojne me shume.Ata duhet te futen nje here ne testim nga jashte, e te shohim se kush e meriton vendin e punes.Perjashtoj dhe Kam respekt dhe vleresoje pedagoget e ndershem qe punojne me perkushtim per te mesuar brezin e ri.Cdokush e gjykon veten ne ndergjegjen e brendshme te tyre.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 05/10/2022 15:24

    Ne keto kohe krize ,ku te gjitha cmimet e sherbimet jane rritur,rritja e pagave te petagogeve duhet te behet.Ato te rriten propocionalisht sikurse te gjitha pagat e tjera.Kjo gje kerkon dialog,edhe greva kur pergjigjet negative jane te pa arsyetuara.Sa per ultimatume,mos kujtoni se do te fitohet ndonje ndonje gje.Askush nuk e vret mendjen ne qeverit kapitaliste per arsimin ne cdo hallke.Ai eshte pjesa me me pak rendesi.Sa per shkencen po e shohim ne te gjitha fushat projektet se sa impakt kane ne perparimin e vendit.

    Përgjigju
  • eduarti: 05/10/2022 14:45

    Keta petagog plera jane me te ndyre se doganieret qe nuk kalojne asnje student pa ju mare leke, pale jo vetem qe duan roga por duan edhe shtese ndyresirat qe e kane kthyer arsimin ne biznes, po pensionistat e shkrete qe marin nje minimum cfar duan te bejne.

    Përgjigju
  • sali: 05/10/2022 14:35

    Shumica e ketyre pedagogeve jane te vendosur nga Lsi qe ne kohen e qylit

    Përgjigju
  • bojkot: 05/10/2022 12:52

    mendoj qe dy javet e para 17-22 tetor dhe 24-31 tetor te kete bojkot edhe nga studentet edhe nga pedagoget pasi nuk kane patur mbeshtetje !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?