E ndërsa studentët vijojnë që të protestojnë në disa pika në Tiranë, zbulohet komunikimi i dy deputetëve të Partisë Demokratike, Grida Dumës dhe Flamur Nokës në whatsapp. Në një grup të krijuar në whatsapp me emrin  “Koord-protesta”,  “Çdo gjë ok, të mitë janë të gjithë” shkruan njëri nga demokrat, ndërsa Flamur Noka i përgjigjet me “OK”.

Ndërkohë që sipas komunikimeve, Duma jep orientimin “Në vëmendjen tuaj, të keni porosi që të mbahet sa më gjatë 'Zogu i Zi', që të mos shkojë njeri të Top Show”. Ndërsa Flamur Noka përgjigjet ‘OK’. Deputetët e PD kërkojnë që të mbahet sa më gjatë protesta dhe të mos lejohen studentët që të shkojnë te Top Show në Top Channel përballë kryeministrit Rama mbrëmjen e sotme. Pas daljes së mesazheve në media, PD ka reaguar duke e cilësuar fotomontazh dhe fake news.

“Mediave u është shpërndarë nga qeveria një fotomontazh me emrat e disa drejtuesve të PD. Fotomontazhi ka për qëllim të tregojë se në PD është ngritur një grup që koordinon protestën e studentëve. Kjo është një sajesë e propagandës banale të Edi Ramës, i kapur nga paniku për shkak të protestave në të gjithë Shqipërinë. Jemi në dijeni se po ju bëhet presion për ta publikuar, por është në nderin tuaj, të mos bini pre e mashtrimit të trashë qeveritar. Ju keni çdo mundësi të bëni verifikimin tuaj të pavarur për të provuar se ky është fake news” thotë Partia Demokratike.

Mesazhet në whatsapp mes Dumës, Nokës dhe demokratëve