Protesta/ Kryemadhi me strukturat e LSI: Banorët e Unazës së Re janë heronj, të bashkohemi me ta, janë njerëz si puna jonë

Protesta/ Kryemadhi me strukturat e LSI: Banorët e Unazës së Re janë heronj, të bashkohemi me ta, janë njerëz si puna jonë

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit me strukturat drejtuese të LSI së Tiranës, i ka bërë thirrje anëtarëve të LSI, që të mbështesin banorët që protestojnë prej 24 ditësh tek Unaza e Re. Kryetarja e LSI-së i ka cilësuar ata si “heronj” që i dolën kundër kryeministrit Rama, por edhe se janë njerëz të cilët kanë ndërtuar punë dhe biznese ndershmërisht.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

Të gjithë të mos ndalemi, ti bashkohemi protestës së banorëve të Unazës së Re. Të gjithë kemi nga një mik, nga një shok, nga një familjar që jetojnë atje. Janë njerëz si puna jonë, janë njerëz të cilët janë stërmunduar janë rraskapitur për të ndërtuar banesat e tyre, edhe bizneset, se nuk ka asnjë gjë të keqe, se nuk jemi në kohën e Partisë së Punës, që kush kishte biznese ishte kulak. Jemi në demokraci, nëse ne diskutojmë sot edhe demokracinë, atëherë kot që rrimë këtu. Prandaj do tju bëj thirrje, kudo që jeni, çdo ditë, brenda mundësive, pa prishur programin tuaj, por ndonjëherë edhe duke e prishur programin dhe rutinën tonë, tju bashkohemi qytetarëve të Unazës së Re, banorëve të Unazës së Re, sepse ata janë heronj të vërtet. Nuk janë heronj, sepse dolën sot kundër Edi Ramës, janë heronj sepse më shumë se 20 ditë kanë qëndruar të bashkuar, kanë qëndruar bashkë, ju kanë bërë ballë çdo presioni, çdo dhune, çdo intimidimi, çdo përçarje dhe kanë qenë një mësim i mirë për të gjithë. Sepse ne, nuk do të bashkohemi me ta, nesër do të jetë shumë vonë. Nesër do të jetë rradha e secilit qytetar të Tiranës, ku do të vijë dhe të trokasi qeveria e krimit, qeveria e trafikut për të zaptuar pronat e tyre. Prandaj çdo ditë e më shumë të përkrahim vëllezërit tanë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar