Kryeministri Edi Rama mbrëmë nga Korça, referuar debateve dhe fjalorit në parlament u shpreh se ‘kush fle me qenin gdhihet me pleshtin’. Ditën e enjte, duam apo nuk duam shkojmë dhe futemi te ajo kasollja qenve' (lexo këtu). Por, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po nga Korça iu përgjigj kreut të qeverisë shqiptare. 'Ai nuk la kriminel pa futur në parlament për të pasur 74 mandate për të krijuar qeverinë e qenve dhe pleshtave'.
Më pas Kryemadhi akuzoi qeverinë për një tjetër vjedhje, këtë herë me energjinë elektrike. "Qeveria jonë me dy individë ia blen KESH-it me 39 euro megavatin dhe pas katër orësh ia shet OST-së me 49 euro megavatin. Këta dy individë jo vetëm që kanë shkelur ligjin, por kanë vjedhur për katër orë 4.5 milionë euro".
Në fund, kryetarja e LSI, ftoi të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestën e opozitës në datë 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën. "Në 16 shkurt nuk janë vetëm banorët e Unazës së Re, që duan t'u prishin shtëpitë. Studentët i dhanë një mësim të mirë jo vetëm opozitës, por edhe popullit se po të protestosh fiton.
Rrëzuan 90% të qeverisë së Edi Ramës, mendo sikur të jemi cdo ditë në protestë. Ejani ti japim dërrmën këtij krye krimineli që ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve. Tani duan të çojnë moshën e pensionit 70-vjeç, jo vetëm që nuk është e drejtë, por është grabitje. Pasi i grabitën paratë e shqiptarëve dhe blenë kolltuqe dhe bileta avioni dhe thonë do ua çojë moshën e pensionit 70-vjeç" përfundoi Kryemadhi.
MESIMIN DO TA JAPI BKH MOS KI MERAK SE KE AQ SHUME ZULLUME SA DO QENDROSH ME VITE NE HETIM
PërgjigjuKjo femër është njeriu më i pështir i Shqipris. Kjo është bur e grua fundërrin. E këto lloi njërzish bëjnë politikën e Shqipris. MJER SHQIPRIA E SHQIPTARËT ME KTO LLOI MONSTRASH.
PërgjigjuKur te formojne nje shtet pa taksa,pa pages te energjise elektrike,me 1 milion studenta ne 3 godina 3 katshe..dhe ku notat vete i qesin studentat..ku rruget asfaltohen vete pa para dhe shume shpikje te tjera binomi Basha -Kryemadhi si doktor shkence qe jan..le ta botojne nje liber qe te mesojne bota nga keta horra me qizme..
PërgjigjuO Mono ke marre kot .ke marre si pushke jevgu .Kur u bo ky kaq i lig kur nuk hongri njala me ju .se per 4 vjet qe hongert njalen bashke ste pam kaq te zjarrte se elbete nuk kishe kohe se ishe si banke per te mbledh parat .tani qe banka u mbyll u hap goja jote dhe ban si cmendur .( ne fakt je e luajtur ) .Zonja Mona mos harro se buri yt asht PRESIDENT .them un po ky pjerrdh kjo per bur dhe president para LEKUT .
Përgjigju