Kryemadhi i drejtohet opozitës: Hiqni dorë nga kartat e anëtarësisë, merrni flamurin, dilni protestoni me studentët
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për shtyp, nga ku i ka bërë thirrje fermerëve dhe minatorëve që t'i bashkohen protestës së studentëve dhe të mos reshtin së kundërshtuari politikat e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Kryemadhi iu drejtua edhe forcës së saj politike e Partisë Demokratike që të heqin dorë nga kartat e tyre të anëtarësisë dhe të dalin me studentët.
“Kemi parë pas 28 vitesh një lëvizje të tillë. Kur i pashë që rrinin në -2 gradë harrova që jam politikane dhe mendova se sa bujar Zoti ka qenë me mua dhe me Edi Ramën. Mendova sa bujarë kishte qenë Zoti me ministrat dhe oligarkët që marrin paratë. E ndjeva veten time në mëkat që nuk bëj asgjë. Që fëmijët e mi hanin tre vakte dhe flinin ngrohtë dhe ata 140 mijë studentë nuk hanë një vakt dhe duhet të paguajnë ryshfet për të gatuar dhe për të larë rrobat në konvikte.
U ndjeva mëkatare sepse nuk kam bërë asgjë për ta dhe sot duhet të hap gojën dhe të flas. Mendova që pas atij skenari të turpshëm që u dha sot në Kuvend, ku kërkon negociata me fëmijë të pangrënë dhe me fëmijë që bëjnë punë për të paguar librat. Kërkon negociatat me fëmijë të pa veshur. Hidhni kartën e anëtarësisë dhe dilni me studentët. Merrni flamurin kombëtar dhe hidhni flamurin e partisë.”- tha Kryemadhi.
Kryemadhi u bëri apel studentëve që të mos kenë frikë nga "dhuna psikologjike" e Ramës, por të vijojnë të zgjerojnë rrathët dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.
"Mos kini frikë nga dhuna psikologjike e Ramës. Luftoni për rininë shqiptare, për rininë tonë. E thashë në mëngjes dhe po e them edhe tani. Cfarë i ka bërë ky njeri këtij vendi, nuk ia ka bërë askush. Mos ndaloni! Zgjeroni rrathët sepse nga sot nuk ju drejtohem vetëm ju, por edhe demokratëve dhe socialistë. Ju do ta fitoni betejën ndaj një monstre që tallet me fukarallëkun e njerëzit."- iu drejtua Kryemadhi studentëve.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.6%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
8.5%
Vota total: 2702
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Lobimi në SHBA dhe dosja CEZ-DIA/ Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të lexoj fashikujt! Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për dhe për Metën! Presidenti i PL-së: Mos protestoni (VIDEO)
18 Nëntor, 13:13
-
'Skaneri' i SPAK në familjen e Kryemadhit/ Babai kambist, vëllai i ka punuar si furrxhi dhe DJ, nëna 83 mijë lekë në muaj rrogë
12 Nëntor, 22:19
-
Arrestimet e Metës dhe Çyrbjas, Apeli i GJKKO cakton të njëjtën gjyqtare për ankimimet! Po ashtu edhe për Kryemadhin, ja emri i magjistrates
11 Nëntor, 13:33
-
'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës
5 Nëntor, 18:28
-
Lobimi në SHBA dhe CEZ-DIA, Meta kërkon lirinë, Kryemadhi ankimon detyrimin e paraqitjes! Monika në SPAK: Do u tregoj të vërtetat e ‘satelitëve’ të Shqipërisë
4 Nëntor, 09:50
-
Nën akuzë për korrupsion, Piro Xhixho paraqitet në SPAK për masën detyrim paraqitjeje (VIDEO)
30 Tetor, 11:19
Ajo qe pritej ndodhi, e moren flamurin e protestes keto gelbazat e politikes shqiptare.
Përgjigju