SHBA-Dy oficerë policie janë plagosur rëndë gjatë protestave në Ferguson, Missouri për shkak të vrasjeve të njëpasnjëshme të adoleshentëve me ngjyrë të paarmatosur. Sipas burimeve policore një prej oficerëve është goditur në shpatull, një në fytyrë, me “dëmtime e plagë shumë serioze me armë zjarri”, por jashtë rrezikut për jetën.

Dy oficcerët policorë u goditën gjatë demostratës në rajonin policor, pas dorëheqjes së shefit të policisë së Fergusonit, i cili hoqi dorë nga pozicioni i tij pas publikimit të raportit mbi vrasjet rracore në departamentin që drejtonte. Shefi i Policisë së Saint Louis, Jon Belmar, tha se gjuajtjet me armë erdhën nga publiku, të cilët të revoltuar kërkonin marrjen e masave më të ashpra kundrejt vrasjeve të personave me ngjyrë, si paragjykime të pastra rracore.

Departamenti i policisë së Fergusonit është kritikuar gjërësisht nga protestav masive pas vrasjes së adoeleshentit Michael Broën në gusht të 2014-tës dhe shefi i policisë Thomas Jackson është zyrtari i gjashtë i shkarkuar nga ky rajon. Fergusoni dominohet nga banorët me ngjyrë e pavarsisht kësaj në rajonin policor ishin vetëm 3 policë nga kjo kategori e popullsisë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)