Një banor i Rrjollit të Velipojës ka shpërthyer në lot ndërsa para Policisë së Shkodrës kërkonte lirimin e protestuesve, të cilët prej 6 ditësh po bëjnë rezistencë kundër ndërtimit të resortit të Bashkim Ulajt. Banorët akuzojnë botuesin dhe ndërtuesin Ulaj se u ka grabitur pronat, ndërsa mes lotësh njëri Nikoll Malaj thotë se tokën dhe banesën ia ka lënë babai.
“Kthim prapa nuk ka. Në 1908 më ka lind baba, e kam shtëpinë sot e 118 vjet. Kemi kontaktuar, s’na ka dhënë kurrëfarë përgjigje”, thotë mes lotësh banori Nikoll Malaj.
Lajmi kryesor:
Kundër resortit të Ulajt/ Protestuesit mësyjnë në kantierin e ndërtimit, 15 të shoqëruar! Banori: Pse hesht Berisha? (VIDEO+FOTO)












