Protesta më 13 maj në Tiranë
skenari, çdo të ndodhë me çadrën

Protesta më 13 maj në Tiranë<br />skenari, çdo të ndodhë me çadrën
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje me aleatët e tij në selinë blu.  

Takimi ka zgjatur për rreth 50 minuta dhe mësohet se në qendër të tij ka qenë protesta e 13 majit që do të mbahet në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’ në kryeqytet. Mësohet se nesër në orën 18:00 do të mblidhet sërish grupit parlamentar të PD për të diskutuar mbi organizimin e protestës.

Lideri i opozitës kishte parashikuar një protestë në qytetin e Kavajës ditën e zgjedhjeve më 7 maj për të mos lejuar votimin, por pas tërheqjes së kandidatëve, Basha njoftoi se protesta do të zhvendoset në kryeqytet.

Më herët kryedemokrati ka zhvilluar një takim me krerët e degëve të PD dhe funksionarë të lartë të partisë ku dhe i informoi për protestën e 13 majit.

Basha- krerëve të degëve të PD: Protesta e 13 majit paqësore por masive
Basha i ka porositur organizatorët për një protestë ''paqësore por masive dhe energjike''.

Burime nga mbledhja e kryetarit Basha me krerët e degëve, por dhe me strukturat drejtuese qendrore në Partinë Demokratike bëjnë me dije se të gjithë pranishmit kanë qenë unanim për një qëndresë paqësore të opozitës fundjavën e ardhshme.

Po ashtu mësohet se pjesë e organizmit ndryshe për javën që vjen do të jetë edhe me datën 9 maj në Ditën e Europës, ku në Çadrën e opozitës parashikohet një event ndryshe dhe pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve ditët e tjera.

Ky skenar është i qartë për opozitën e cila pritet të zbresë në sheshin e protestës në datën 13 maj, ndërsa Çadra do të vijojë të qëndrojë e vendosur përpara kryeministrisë edhe pas kësaj date, dhe mund të hiqet nga aty vetëm nëse arrihet një marrëveshje politike mes palëve.

Duke e cilësuar simbolikën e Çadrës një tregues i qëndresës paqësore kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se asgjë nuk do të ndryshojë, por vetëm nëse ka një marrëveshje politike për nxjerrjen e vendit nga kriza, marrëveshje përmes të cilës sigurohen zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndërsa vendimi për t'u tërhequr nga protesta e së dielës në Kavajë u mor pas tërheqjes së kandidatëve nga gara.

Në mbledhjen me dyer të mbyllur me krerët e degëve Basha e ka komentuar këtë tërheqje të maxhorancës jo si shkak i ndonjë marrëveshje politike, por për shkak të informacioneve të plota për mirëorganizmin e opozitës në këtë protestë si dhe dhe pati presioni ndërkombëtarëve ndaj qeverisë.

Pak para kësaj mbledhje, kryetari i opozitës Lulzim Basha paralajmeroi nga çadra protestën. Basha bëri thirrje që javën e ardhshme të mblidhen në protestë masive në Bulevard për të dëshmuar se nuk do të lejojnë zgjedhje me qeverinë aktuale të drejtuara sipas tij, nga krimi e droga.

Javën e ardhshme në këtë Bulevard, kupolës politike se shumica dërrmuese nuk do pranojë kurrë zgjedhje të diktuara nga krimi droga e pa opozitën se të vetmet zgjedhje që ky vend do të mbajë, do të jenë zgjedhjet e të lira e të ndershme nga droga, krimi monizmi me një qeveri teknike e cila do të përmbushë mandatin popullor për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai duke u ndalur më pas në zgjedhjet e Kavajës që nuk do të relizohen këte të dielë.





​Basha: Çadra korri fitore që në në 3 vite s'i pamë në parlament
Për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, tërheqja e maxhorancës nga zgjedhjet e Kavajës ishte fitore e bashkimit të shqiptarëve e qëndresës për të mos lejuar zgjedhje moniste të diktuara nga krimi e droga. 

Duke ironizuar politikanët brenda PD-së që kërkonin ndërprerjen e bojkotit dhe kthimin në parlament, Basha ne fjalimin sot tek çadra e protestës tha se, bashkimi i shqiptarëve bëri atë që nuk bëri opozita dot në parlament për 3 vite e gjysëm radhazi.

Ju luftuat dhe arritët fitore, atë që bëtë ju shqiptarët e bashkuar në 3 vite e gjysëm nuk e bëri dot as opozita parlamentare”, u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u shpreh sot se bashkimi i shqiptarëve solli sprapsje që erdhi e detyruar nga kavajasit dhe shqiptarët e bashkuar kundër zgjedhjeve moniste.

Tërheqja nga Kavaja nuk është dhuratë, as lëmoshë, por është sprapsje e detyruar nga refuzimi masiv i kavajasve për t’u keqpërdorur dhe sprapje e tmerruar nga bashkimi masiv i shqiptarëve që ishin bërë gati të marshonin në Kavajë dhe të çlironin republikën e të sillnin Republikën e Re”.

Basha më pas zbuloi sipas tij, planin e Ramës për zgjedhjet fasadë që do të zhvillonte në Kavajë.
“Ku u ul krimi me përfaqësuesin e saj ogurzi Elvis Rroshin, më në fund e detyruan të dorëhiqet, ku kreu i inkriminuar i PS, Daja dëshironte të kandidonte gruan e tij, kur pas presionit vendosën të kandidonin mëkëmbësin e Rroshit , gjithçka fasadë, bandat e krimit brenda pushtetit, kishin bërë gjithçka gati për një masakër elektorale në Kavajë. Këto i dini ju, i dinë dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja në Tiranë, askush nuk kishte në mend të bënte asgjë, as Edi Rama nuk kishte në mend të tërhiqesh nga ky plan ogurzi, ambasadat u kufizuan me deklarata e ndonjëherë pa deklarata, socialistët e ndershëm të Kavajë ulën kokën para krimit”.

Basha vuri në dukje se nga protesta e marshimi në Kavajë që do të bëhej ditën e dielë nuk do të ndodhte asnjë trazirë. Sipas Bashës, forca e vetme që do të sjellë ndryshim është bashkimi i shqiptarëve.
Asgjë nuk kishte për të ndodhur, por gjithçka u përmbys sepse e vetmja forcë që mund ta ndalë dhe fitojë përballë krimit të veshur me pushtet jeni ju, janë shqiptarët e bashkuar që janë më këmbë dhe janë vendosur dhe nuk kthehen nga kjo rrugë pa fitoren totale në të gjithë Shqipërinë.
Mos harroni se në këtë lojë ku kupola politike e republikës së vjetër ka miliarda euro interesa në tendera e koncesione korruptive me paratë e drogës me resurse nga nafta e bregdeti në këtë lojë të madhe ku shiten mediat, lobimi e të gjithë, në këtë përballej për jetë a vdekje, e vetmja forcë që mund ti ndajnë jeni ju qytetarët e bashkuar.
E vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimi është bashkimi i shqiptarëve për liri e demokraci"
.


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes