Tiranë - Një ditë pas protestës së organizuar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha para Kryeministrisë, Policia ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, teksa në gjendje të lirë do të hetohen 7 persona mes tyre sekretari organizativ i PD Ervin Minarolli dhe një i mitur (16 vjeç).
Në fund të fjalimit të Berishës, ky ku i fundit premtoi betejë deri në largimin e kryeministrit, protestuesit hodhën bomba molotov në drejtim të derës së Kryeministrisë duke ndezur ambientet e jashtme të godinës.
Nga shpërthimi i molotovit 3 punonjës të Policisë u lënduan, por edhe një simpatizant i opozitës u përfshi nga flakët e lëndës ndezëse.
Megjithatë pavarësisht kaosit të shkaktuar protesta dy orëshe e opozitës, e cilësuar edhe kombëtare prej saj, nuk arriti as këtë herë të mbushte bulervardin e kryeqytetit.
Berisha nuk arriti të bindë as demokratët e as qytetarët t’I bashkohen masivisht në shesh. Pjesëmarrja në protestën 'Kombëtare' ishte dicka më shumë se përmasat e foltoreve të tij të zakonshme.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.12.2025, rreth orës 18:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Gjatë zhvillimit të tubimit, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që ishin të planëzuar me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kanë hedhur drejt tyre lëndë djegëse (molotovë).
Si rezultat i veprimeve hetimore, u identifikuan 11 shtetas që kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit. Në vijim:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 39 vjeç, E. S., 36 vjeç, Xh. D., 38 vjeç dhe A. H., 38 vjeç;
-nisi procedimi penal për shtetasit: B. F., E. M., M. M., Sh. D., K. P., R. B. dhe një 16-vjeçar.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., me detyrë sekretar organizativ i subjektit politik Partia Demokratike, pasi në cilësinë e përfaqësuesit organizativ të këtij subjekti, nuk ka zbatuar detyrimet për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në bazë të ligjit Nr. 8773, “Për tubimet”, neni 10.
3 punonjësit e Policisë që mbetën të dëmtuar gjatë tubimit morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kënë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente











Me ata qe po siellen si kriminel po tregohi shume liberal sidomos gjykata,keta persona duhet te denohen te pakten nga 5 vjet,mitingjet dhe demostratat jane te liggjshme por mbrenda kuadrit ligjore.
Përgjigju