Kërkesat utopike drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama nga Dritan Goxhaj dy ditë më parë, u rishpallën edhe në protestën e kësaj të mërkure në shesh. Në ditën e 25-të, pjesëmarrja është dukshëm më e ulët se në herët e tjera.

Ato u përforcuan nga një tjetër organizator i tubimit, Arbër Lleshi, i cili nga podiumi lexoi edhe njëherë këtë plan antikushtetues.  

“Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor. Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore me referendum, ku përfshihen: Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor; Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike; Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate”, tha Arbër Lleshi.

Në profilin e tij personal në Facebook, Dritan Goxhaj ka artikuluar që prej datës 14 qershor një plan utopik, i cili përputhet me kërkesat e lexuara në shesh. Plani parashikon shpërndarjen e Kuvendit dhe zëvendësimin e tij me një Asamble Tranzitore prej 101 anëtarësh, të përzgjedhur me short nga qytetarët.

Kjo Asamble do të emëronte, po me short, një qeveri tranzitore 12-mujore me kompetenca të kufizuara, e cila do të kishte për detyrë rishkrimin e Kushtetutës. Më pas, Kushtetuta e re do t’i nënshtrohej një referendumi popullor dhe vetëm në rast se do të miratohej nga qytetarët, vendi do të mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Bëhet fjalë për një plan utopik që përplaset hapur me Kushtetutën aktuale, por që, me sa duket, grupi i organizatorëve beson se mund ta zbatojë duke rrëzuar përmes protestave jo vetëm qeverinë, e cila mbështetet nga 83 mandate parlamentare, por edhe Kuvendin, ku bëjnë pjesë 140 deputetë.

Por veç këtij projekti, organizatorët e protestës përpara kryeministrisë shkojnë deri në kërcënime duke bërë thirrje se do të bllokojnë institucionet.

“Shqiptarët nuk do tolerojnë më këta të njerëz të korruptuar që kanë zënë vend dhe nuk shkulen nga karriget e institucioneve shqiptare. Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve, nëse këta zyrtarë të korruptuar do i uzurpojnë ato me dhunë”, tha Arbër Lleshi.

Edhe në ditën e 25 të protestës në shesh nuk munguan thirrjet për largimin nga politika të Sali Berishës.

“Saliu është një gomar që ndau veriun nga jugu, këtë popull të bekuar që e ka bekuar i madhi Zot”, tha mes të tjerash Sinani

 
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

 

Një pjesë e protestuesve do të kalojnë përsëri natën te kryeministria, si simbol i rezistencës së tyre. Kjo nuk është e para herë që qytetarët gdhihen poshtë zyrës së kryeministrit.

Ora 20:57
Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

 

Protestuesit e mbledhur para godinës së Kryeministrisë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve.

Me flamuj Kombëtar dhe pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike aktuale.

Ora 20:35
Sopranoja nga Opera e Bordosë në Francë i bashkohet protestës para Kryeministrisë: Jam stërmbesa e priftit që ju pre koka nga grekët sepse foli shqip

 

Erjona Paruca Melani, një soprano në Operan e Bordosë së Francës, i është bashkuar protestës para Kryeministrisë ditën e sotme.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se kishte ardhur kastike për protestën, teksa theksoi se është edhe stërmbesa e një prifti, që sipas saj, iu pre koka nga grekët, për shkak se foli shqip.

“Jam soprano në Operan e Bordosë së Francës, kam ardhur për protestën. Por në të njëjtën kohë jam edhe stërmbesa e Astaf Melanit, priftit që ju pre koka nga grekët, sepse foli shqip. Sepse tha ‘ju më shikoni prift, por unë jam dhe do të mbetem shqiptar. Unë jam këtu edhe për trupin e tij që prehet në Përmet pa kokë, sepse koka përfundoi në Greqi. Jam këtu sepse më përzunë prej 26 vitesh nga toka ime. Edi Rama, kemi qenë në akademi bashkë. Ti që flisje dikur mos u dhisni si Lenka Çuko, ke përfunduar më keq se kostumet e Lenka Çukos”, tha mes të tjerash sopranoja.

Ora 20:21
Qytetari nga Skrapari në protestë: Sali Berisha është një gomar që ndau Veriun nga Jugu!

 

Protestuesi Gerti Sinani nga Skrapari, gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë deklaroi se kreu i PD-së, Sali Berisha, është një ‘gomar’ që sipas tij ndau Shqipërinë në Veri dhe Jug.

“Gerti Sinani nga Skrapari, pjesë e administratës dhe ish-ushtarak nga Forca Detare. Jo me ndonjë gradë, por marinar. Saliu është një gomar që ndau veriun nga jugu, këtë popull të bekuar që e ka bekuar i madhi Zot”, tha mes të tjerash Sinani.

Ora 20:20
Protestuesi: Rama e Berisha për 36 vite i lirojnë karrigen njëri-tjetrit, janë pasuruar për vete e kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë

 

Një protestues ironizoi kryeministrin Edi Rama e kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, duke thënë se jam agjent koreano-verior. Ai iu drejtua pjesës së qytetarëve që nuk i janë bashkuar protestës duke thënë se Rama e Berisha për 36 vite i lirojnë karrigen njëri-tjetrit e kanë shkatërruar të ardhmen e rinisë.

“Unë jam një agjent, ama agjent koreano-verior, mos me prit të më zbulojë nesër ai kokëzbathuri i Librazhdit. Dua t’i drejtohem pjesës më të vogël të popullit që tani ka qëndruar indiferente ndaj protestës, duke thënë se nuk ka gjetur arsye për të na u bashkuar. Shumë shkurt, dy arsye dhe dy shembuj konkretë.

Në këto 36 vite, SHBA i ka ndërruar 6 presidentë, në Vatikan Papa është ndërruar 3 herë, vetëm në Shqipëri prej 36 vitesh ndërrojnë karrigen Sali Berisha me Edi Ramën. 36 vite që këta gjakpirësa vazhdojnë me u pasuru dhe me shkatërru të ardhmen e fëmijëve tuaj. Nëse nuk doni të dilni për të ardhmen e fëmijëve tuaj, hajdeni këtu.

Arsyeja e dytë, a meriton Shqipëria dhe rinia të përfaqësohen në BE nga Zegjine Çaushi, që është sot deputete e Republikës vetëm falë 3 mijë e 700 gafave të saj e merret me Gazment Bardhin? A mundet ta përfaqësojë këtë rini Sara Mile, që në betejën e saj politike arriti të fitonte zemrat e të gjithë të burgosurve të Peqinit?”, tha protestuesi.

Ora 20:13
Protestuesi Arbër Lleshi rilexon kërkesat gjatë tubimit para Kryeministrisë: Do bllokojmë institucionet, nëse të korruptuarit nuk largohen!

Protestuesi Arbër Lleshi qe ka ardhur nga Austria per te bashkuar me protestai, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë rilexoi sërish kërkesat, të cilat u lexuan dy ditë më parë nga Dritan Goxhaj.

Më tej protestuesi kërcënoi se qytetarët do të bllokojnë institucionet, në rast se zyrtarët sipas tij të korruptuar, do i uzurpojnë ata me dhunë.

“Shqiptarët nuk do tolerojnë më këta të njerëz të korruptuar që kanë zënë vend dhe nuk shkulen nga karriget e institucioneve shqiptare. Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve, nëse këta zyrtarë të korruptuar do i uzurpojnë ato me dhunë”, u shpreh protestuesi.

Kërkesat kryesore të rilexuara sot në shesh nga protestuesi:

Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor.

Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore me referendum, ku përfshihen:

Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor;

Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike;

Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate.

Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht:

Ligji për Zonat e Mbrojtura;

Ligji për Trashëgiminë Kulturore;

E ashtuquajtura “Paketa e Maleve”;

Ligji për Statusin e Investitorëve Strategjikë.

Hartimi i një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë.

K.B/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Askushi: 24/06/2026 22:26

    E dha dorëheqjen Rama?

    Përgjigju
  • moderni: 24/06/2026 21:42

    Te iki Rama se eshte ber stermbullar me arrogancen e vet. Titujt tendencioz qe perdor media tregojn vetem per mungesen e objektiviteti pasi jan te kapur

    Përgjigju
  • tel: 24/06/2026 21:21

    Cdo dite po zhnderroheni ne nje foltore te Berishes.Si ne numer ashtu edhe ne idiotesite qe thoni.

    Përgjigju
  • Potop: 24/06/2026 21:05

    Ikni re se lat nam,sju Ka mo as lezeti jeni Bo kot fare.

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/06/2026 20:53

    Pse sja kerkojne kosoves te formoj nje shtet me keto kerkesa keta qypat e protestes

    Përgjigju
  • denis: 24/06/2026 20:51

    Kjo lloj qeverisje që kërkojnë këta të financuar nga Irani vetëm rrumpallë sjellin.Nesër të bëhen zgjedhjet përsëri shumicën e mer PS dhe PD...

    Përgjigju
  • tel: 24/06/2026 20:21

    Dil ne zgjedhje e kerkoi popullit voten per keto idiotesite qe kerkon.Le te shohim se sa vota do merrni ju ushtaret e bindur te Ajatollahut.

    Përgjigju
  • Beluli: 24/06/2026 20:18

    Bravo tani me ke pelqyer , keshtu i do mushka drute duke bllokuar institucionet derisa mos te njihet fare ky shtet qelbesire i korruptuar . Rama dhe berisha kane krijuar nje sistem qeverises qe vetem me dhune mund ti largosh sepse ata nuk japin kurre doreheqjen

    Përgjigju
  • erjon: 24/06/2026 20:05

    Kush e sponsorizon këtë protestë Irani apo....

    Përgjigju
    • Patronazhisti: 24/06/2026 20:52

      E sponsorizon pm tende

  • Sondazhi i ditës: 24 Qershor, 15:40

    Si ju duket plani i protestës për të shpërndarë qeverinë e Kuvendin dhe zgjedhja me short mes qytetarëve?