Protesta në Fier, procedohen 12
persona, kundërshtuan policinë

FIER- Një ditë pas protestës së banorëve të fshatit Mbyet, policia e Fierit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 12 persona, të cilët akuzohen për grumbullim të paligjshëm, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe kundërshtim të punonjësve të policisë. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ka nisur procedimi penal për shtetasit:   A.B, 30 vjeç, B.B, 59 vjeç, H.B, 59 vjeç, Xh.B, 62 vjeç, D.B, 45 vjeç, H.B, 57 vjeç, T.B, 60 vjeç, H.B, 54 vjeç, P.Z, 49 vjeç, E.Z, 24 vjeç, I.H, 53 vjeç, E.M, 33 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet.

Sipas policisë, “këta shtetas në datën 28.10.2016, ora 09:45, në aksin rrugor Fier-Krapës,  në vendin e quajtur “Mbyet”, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit për lirimin e rrugës nacionale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" dhe "Mosbindje e urdhrit të punonjësit të policisë" parashikuar nga Nenet 262 e 242 të Kodit Penal.

Paraditen e së premtes, banorë të fshatit Mbyet në Fier protestuan kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në zonën ku ata jetojnë. Ndërkohë Partia Demokratike publikoi një video, ku sipas saj, protestuesit u dhunuan nga policia.

[gallery]19396[/gallery]

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A