Protesta për vrasjen e Klodjan Rashës, FRPD Korçë akuza policisë: Janë vënë nën hetim padrejtësisht 9 persona! Bashkia: Po legjitimoni dhunën, shfrytëzoni dhimbjen për pushtet

FRPD Korçë ka hedhur akuza kundrejt policisë lidhur me arrestimet dhe procedimet penale që janë bërë ndaj protestuesve, për vrasjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha.

Sipas denoncimit të FRPD Korçë, të bërë nga Bravaldi Xhafka, veprimet janë të paligjshme, abuzive dhe në shpërdorim flagrant të detyrës të strukturave të policisë të Komisariatit të Korçës. Më tej thotë se janë proceduar dhe gjobitur padrejtësisht edhe të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Korçës.

"Kemi dalë sot në këtë komunikim me mediat dhe publikun, për të denoncuar me forcë, veprimet e paligjshme, abuzive dhe në shpërdorim flagrant të detyrës të strukturave të policisë të Komisariatit të Korçës,të cilët dje proçeduan dhe gjobitën të rinjtë e Forumit Rinor tê Partisë Demokratike të Korçës,të cilët protestuan si qyetarë të lirë,të një vendi,ku liritë e shtetasve duhet të jenë të garantuara dhe mbrojtura. FRPD nuk ka lidhje me asnjëakt dhune dhe dëmtim të pasurisë publike,për të cilat,pas policisë politike,ngriti akuza edhe bashkia e zhytur në korrupsion dhe abuzime.

Pa diskutim,në një shtet ligjor dhe të së drejtës, ështe detyrë e policisë dhe organeve tê tjera ligjzbatuese, të bëjë hetime të plota dhe të pavarura, për të identifikuar pergjegjesit e një mali veprash penale, me të cilat ngarkoi grupin e të rinjve, që manifestuan qytetarisht në emër dhe mbrojtje të jetës. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye, organet e ngarkuara për zbatimin e ligjit, nuk duhet te godasin politikisht dhe të veprojnë si militantë partiakë, siç ndodhi në fakt dje me të rinjtë  e forumit rinor, që protestuan paqesisht me qirinj në duar, për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre", thotë FRPD Korçë.

Sipas tyre janë proceduar 9 persona në Korçë, mes të cilëve edhe drejtues të FRPD. Këtu Xhafka shton se ata janë proceduar pa të drejtë, për vepra penale që nuk i kanë kryer.

"Komisariati i Korçës,me urdhëra të mirëfillta politikë, ka  proceduar 9 persona, mes te cileve edhe drejtues te FRPD, për vepra penale që NUK i kane kryer dhe per te cilat, policia gjakësore e Edi Rames, NUK ka asnjë provë. Kjo strukturë policie e inkriminuar dhe politizuar deri në palcë,që është bërë një me krimin e organizuar, nuk u mjaftua me gjobat 50 milionëshe të të rinjve,por ka nisur edhe proçedimin penal,për veprime kurrë të kryera prej tyre. Policia e terrorit dhe dhunës ka  mbajtur të shoqëruar në komisariatin e policise për më shumë se 3 ore grupin e të rinjve,mes të cilëve vajza dhe nëna,vetëm se regjimit nuk i vjen për shtat shpirti i lirë qytetarëve,që u ngritën në një revoltë frymëzuese,kundër vrasësve dhe urdhëruesve të tyre.

Të dashur bashkëqytetarë! Dega e Partisë Demokratike të Korçës dënon veprimet e  oficerêve të policisë,që pranuan të shkelin ligjin,duke proçeduar grupin e qytetarêve që dolën në protestë, Rovena Bendo, Asllan Shaze, Dashamir Begolli, etj që firmosën akte të paligjshme dhe u vunë nën diktatin e shefave të tyre. Per kete dhe çdo abuzim tjetêr me ligjin dhe të drejtat e qytetarêve, ju sigurojme se do te mbani pergjegjesi LIGJORE deri në fund. Ju sigurojme dhe deklarojme publikisht, se tani, askush nuk ka me frike nga presionet dhe diktatura juaj.  Me keto veprime po tregoni qe nuk jeni me uniforma mbrojtese e shtetit por, mercenare te diktatures, qe paguheni me leket e prinderve tane. Koha e frikes ka marre fund. Ky vrull, tashme nuk mund te ndalet", thuhet më tej në deklaratë.

Pas kësaj deklarate të bërë nga FRPD në Korçë ka reaguar edhe Bashkia e Korçës. Në deklaratën e saj të bërë nga zëdhënësja Larisa Katundi, bashkia thotë se PD dhe FRPD kanë legjitimuar dhunën e ushtruar në protestë. Sipas saj protesta është një e drejtë në demokraci por të protestosh nuk do të thotë të djegësh, të thyesh apo të dëmtosh institucionet publike. Po sipas bashkisë, nuk është hera e parë që duke shfrytëzuar dhimbjen e njerëzve, PD kërkon të fitojë pikë për të marrë pushtetin e dëshiruar prej saj.

Në qytetin e Korçës janë vendosur nën hetim 9 persona për shkak se kanë organizuar protestë në kundërshtim të masave antiCOVID si dhe për prishjen e pronës publike. Kurse nga protestat e dhunshme që përfshinë Tiranën ditën e djeshme për vrasjen e Klodjanit, policia ka arrestuar 59 persona ndërsa nën hetim janë 116 protestues të tjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Deklarata e FRPD, i përgjigjet bashkia Korçë: Po legjitimoni dhunën në protestë! Kërkoni të fitoni pikë për pushtet duke shfrytëzuar dhimbjen e njerëzve (VIDEO)

Pas deklaratës së bërë nga FRPD në Korçë ka reaguar edhe Bashkia e Korçës. Në deklaratën e saj të bërë nga zëdhënësja Larisa Katundi, bashkia thotë se PD ka legjitimuar dhunën e ushtruar në protestë.

Sipas bashkisë Korçë protesta është një e drejtë në demokraci por të protestosh nuk do të thotë të djegësh, të thyesh apo të dëmtosh institucionet publike. Sipas saj, dhuna e ushtruar ditën e djeshme në Korçë mbushi lajmet dhe kronikat që paraqitën dhunën përpara bashkisë. Nuk është hera e parë që duke shfrytëzuar dhimbjen e njerëzve, sipas Bashkisë, PD kërkon të fitojë pikë për të marrë pushtetin e dëshiruar prej saj.

"Bashkia Korçë i bashkohet dhimbjes së familjes Rasha për humbjen e Klodjanit duke besuar se drejtësia do të thotë shpejt fjalën e saj. Protesta është një e drejtë në demokraci por të protestosh nuk do të thotë të djegësh, të thyesh apo të dëmtosh institucionet publike. Protesta paqësore u zhvilluan në shumë qytete të Shqipërisë por dhuna e ushtruar ditën e djeshme në Korçë nuk duhet të ishte qyteti që mbushi lajmet dhe kronikat që paraqitën dhunën përpara bashkisë. Me deklaratën e sotme, dega e PD-së në Korçë legjitimoi aktet e dhunshme të një grushti njerëzish të cilët dje pasdite kanë përdhosur imazhin e Korçës.

Nuk është hera e parë që duke shfrytëzuar dhimbjen e njerëzve, PD kërkon të fitojë pikë për të marrë pushtetin e dëshiruar prej saj. Ata që nuk kanë ndërtuar asgjë në këtë qytet por vetëm kanë shkelur dhe shkatërruar dalin sot në deklarata dhe duartrokasin aktin e turpshëm të një grushti njerëzish që nuk kanë asnjë lidhje me kulturën e korçarëve. Ky qëndrim është në minorancë dhe nuk përfaqëson qëndrimin e Korçës", tha zëdhënësja Larisa Katundi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjan: 11/12/2020 17:38

    Mire thua Blendi . PS e kthevi Shqiperine ne Shtet Policor dhe punom vetem per vete duke zhvatur cte munde .Korcen e bene prone te tyre 3 veta dhe soj e sorollop i kane vene ne bashki ku marrin rrogen kot dhe u lepihen pelesheve dhe filove

    Përgjigju
  • Blendi: 11/12/2020 17:28

    Keta hajdute komuniste duhen rrezuar nje ore e me pare . Kjo e bashkise rri tere diten dhe merr rrogen kot , si kjo dhe shume te tjere . Por fundi po vjen dhe kanace do mbledhin pas 25 prillit .

    Përgjigju
    • Cubel breca: 11/12/2020 17:55

      Rrezoje me 25 prill po ta mbajti!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Sic e keni rrezuar gjithmon. Ne fakt opozita e qenve domosdo esht me mir. Ne fakt me kriminale ske ku gjen. Ne vitet 92-96 me qindra te vrere e te zhdukur,97 3000 te tjer,ne 98 kreu revolucionin per rrezimin e qeveris e zgjedhur me vot,ne vitin 2008 26 te vrar e disa qindra te tjer te plagosur e per ta mbyllyr me 4 viktima me duar ne xhepa ne vitin 2011. Te gjitha suksese qe te votojsh partit e qenve,por pas vitit 2033 keni koh ta merni. Tani ju ngelet ti rr*** t*** CUBIT te gjat.

  • mond: 11/12/2020 16:53

    Dhe ju ha, dhe ju djeg ketyre te Pd, nqs jeni burra ashtu si dolet dhe dogjet tani rrini pak atje ku kini vendin, dhe beni gati ndonje gje pwr prokurore, avokate e gjykates...

    Përgjigju
  • Cubi: 11/12/2020 16:14

    Ju jeni parti fashiste dhe duheni shkrir ps humbur koh. Jeni antikombetaret me te medhenj te te gjitha kohrave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja