/ATSH/- Partia Demokratike zhvilloi te dielen protesten e radhes në qytetin e Kukësit,ne verillindje te vendit, për të kërkuar dekriminalizimin e politikës shqiptare dhe permiresimin e ekonomise se vendit. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ne fjalen e tij, tha se "vendi nuk ka qeveri, ndaj varfëria dhe mjerimi ka pllakosur Shqiperine".
"Jeni mbledhur këtu mijëra vetë, fisnikë kuksianë, tha Basha, për të bashkuar zërin e Shqipërisë sepse koha nuk pret! Koha nuk pret, sepse çdo ditë është një ditë më shumë në skamje, në vuajtje dhe mjerim, një ditë më shumë në realitetin e aleancës së qelbësirave".
"Kukësi, vendi, janë në zgrip të humnerës, u shpreh Basha, ndersa theksoi se "Kukësi nuk mund të përfaqësohet më nga një Ilir Metë apo qeveria e korruptuar. Kur ne denoncuam aleancën e tyre me krimin, kur i thamë se deputetët e tij janë të lidhur me krimin, Rama doli përkrah me deputetin e akuzuar".
Sipas tij, Rama është i vemti që nuk ia thotë goja fjalën "dekriminalizim", ndonëse përditë ai nxjerr zëdhënës që flasin për të. Por, populli është në këmbë dhe ne do t'i nxjerrim banditët nga zyrat me hir ose me pahir. Ne nuk ndalemi, ndaj kemi çuar në Kuvend paketën që do të shpëtojë politikën nga krimi dhe jemi të vendosur bashkë me ju ta çojmë betejën deri ën fund.
"Por, ky është hapi i parë, se para kemi betejën përfundimatre më 21 qershor. Kukësi ka nevojë për një ofertë të re, për një qeveri që gjendet në krahun tuaj, një qeveri që kontrollohet nga ju. Vendimet tona do jenë për faljen e kamatëvonesave, për hapjen e vendeve të punës, për investime. Oferta jonë e re do të jetë oferta ku kuksianët dhe shqiptarët të pyeten sa here merren vendime"-tha Basha, ndersa theksoi se, "Ora e votës po vjen, ora e drejtësisë po vjen,".
/Shqiptarja.com