Gjatë protestës së zhvilluar në Mirditë për HEC-in dhe fabrikën e ujit policia ka shoqëruar rreth 20 persona, aktivistë të VV dhe disa banorë të zonës. Mes të shoqëruarve dhe gazetari Preng Gjikola. Aktivistët e VV janë mbledhur në protestë para policisë së Lezhës, duke kerkuar lirimin e tyre.
Njëri prej aktivistëve të VV thotë se ata janë shoqëruar padrejtësisht sepse protesta ka qenë paqësore. Sakaq bëjnë thirrje për lirimin e tyre.
"Ata bëjnë disa orë që janë në polici dhe janë marrë në mënyrë të poaligjshme pasi protesta ka qenë paqësore. Edhe ne si LVV u jemi bashkuar në protest, në një moment është bllokuar rruga kemi qëndruar 5 minuta kemi qenë të ulur dhe jemi larguar paqësisht. Në kthim policia ka ndaluar automjetet ku kanë qenë aktivistë të VV dhe i kanë shoqëruar në komisariat. Në dijeninë time janë dhe banorë që janë ndaluar dhe janë dërguar në komisariat të Rrëshenit. Ne po presim përfaqësimin tonë ligjor që vjen nga Tirana dhe të futem në një komunikim zyrtar, ne do qëndrojmë këtu derisa të lirohen. Protesta ka qenë paqësore”, tha një përfaqësues i LVV.
Lajmi kryesor:
Banorët në Mirditë protestë për ndërtimit të HEC-it, përplasen me policinë! Bllokojnë Rrugën e Kombit, rreth 20 të shoqëruar, mes tyre aktivistë të VV dhe 1 gazetar (VIDEO)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Një Kosovë, i njëjti Grenell, por Trump tjetër
5 Shkurt, 16:53
-
Deklaratat e Grenell për Kurtin, politologia: Duhen marrë seriozisht! Albini nuk është njeri i besueshëm për SHBA-në, ka lënduar raportet me amerikanët
4 Shkurt, 11:58
-
Aksident në Lezhë, automjeti i pastrimit humb kontrollin dhe përmbyset në rrugë, plagoset shoferi
3 Shkurt, 10:16
-
Hoti për Kurtin: Mund t’i ikë përballjes, por jo 9 shkurtit! E ka tradhtuar besimin e qytetarëve
2 Shkurt, 11:56
-
Serbi/ Studentët në protestë masive për në Novi Sad
1 Shkurt, 14:10
-
Mali i Zi/ Dyqanet pa konusmatorë prej çmimeve të larta
1 Shkurt, 13:54
-
Lezhë/ Shiste lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohet 28- vjeçari, i sekuestrohen dhjetra doza kanabis
1 Shkurt, 09:33
-
Elbasan, banorët e fshatit Polis Valë në protestë me iniciativën e PD: Kërkojmë ndërtimin e urës dhe asfaltimin e rrugës
28 Janar, 16:07
-
Spahiu parashikon: Albin Kurti nuk fiton zgjedhjet me 51%, por do i duhet koalicion me parti të tjera
27 Janar, 21:21
-
VIDEO/ 'Albin Hajni', Kurti sulmohet me fishekzjarre dhe mjete piroteknike në Skënderaj
27 Janar, 19:35
-
'Nuk harrohet!' Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi, kërkojnë drejtësi për përplasjen e dy trenave në 2023 ku humbën jetën 44 persona, mes tyre 8 shqiptarë
26 Janar, 14:24
-
Mirditë/ Iu gjetën rreth 25 kg kanabis, kallashnikov dhe 2 radio policie gjatë kontrolleve në banesë e magazinë, arrestohen 2 vëllezërit
25 Janar, 14:03