Protesta në të njëjtën ditë kur merret vendimi për imunitetin e Berishës, Qefalia: Bëhet ndaj SPAK dhe Këshillit të Mandateve! Spaho: Kundër regjimit!

Të hënën (18 janar) në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të vendosur mbi heqjen e imunitetit të Sali Berishës në përgjigjie të kërkesës së bërë nga SPAK për arrestin e tij, si person nën hetim për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Në të njëjtën ditë dhe orar, kreu i Rithemelimit ka thirrur qytetarët për protestë. Në studion e “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv u diskutua mbi arsyet që Berisha organizoi një protestë të tillë.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho duke mos dhënë një arsye të caktuar mbi çështjen për të cilën i kanë ftuar qytetarët në protestë, tha se protestohet kundër qeverisë. Ndërsa sa i takon procesit që SPAK po ndjek ndaj Berishës, ai tha se Berisha do ta mbante fjalën e tij për të votuar pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme vetëm nëse kërkesa do të bëhej fillimisht në Kuvend për detyrimin e paraqitjes dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.

“Arsyeja përse kemi thirrur protestë është se kemi të bëjmë me një regjim që po tenton të bëjë presion. Protestohet kundër regjimit që pasi ka marrë të gjitha pushtetet, del bukur në televizor por për t’u kthyer te respekti që kanë gjykatat, kjo kryetarja e Kuvendit e mban në sirtar vendimin për ish-ministren e Jashtme Olta Xhaçka.  Ky pushtet pasi i mohon kërkesat bazike opozitës, kryeministri nuk përgjigjet as mbi përgjegjësitë e tij bazike. Sali Berisha ka thënë vetëm një gjë, të kthehet procesi në standartin kushtetues. SPAK duhet t’i drejtohet fillimisht Kuvendit me kërkesën ndalim të daljes jashtëvendit dhe detyrim paraqitje”- tha Spaho.

Ndërsa deputeti i PS, Xhemal Qefalia i cili tha se qëndrimi i mazhorancës mbi kërkesën e SPAK është i ditur, shtoi se pritet të shihet në Këshillin e Mandateve sesi do të votohet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke qenë se në Këshill janë edhe 5 anëtarë të opozitës. Ndërsa sa i takon protestës së thirrur nga Rithemelimi, ai tha se nuk e kuptonte nëse ishte kundër SPAK apo ndaj Këshillit të Mandateve.

“Nuk e kuptoj nëse do jetë proestë ndaj SPAK-ut apo ndaj Këshillit të Mandatave? Nuk është kryeparlamentarja që ka propozuar aktin procedues ndaj Berishës, por SPAK”- tha Qefalia.

Analisti, Mentor Kikia tha se një protestë e thirrur në të njëjtën ditë kur mblidhet Këshilli i Mandateve, tregon se nuk do të ketë reagim të qytetarëve dhe elektoratit gri por të militantëve. Sipas Kikias, Berisha duhet të pranojë procesin që SPAK po zhvillon ndaj tij për aferën ‘Partizani’.

“Berisha artikulonte se nëse çështja do kalojë përmes parlamentit, do t’i bindet. Tani që çështja po kalon në Kuvend nuk shoh arsye për të ngritur protestën. Është momenti ta pranojë këtë gjë. Do i bashkohesha asaj proteste nëse nuk do të rastiste me të njëjtën ditë. Protestat kanë një kauzë, jo hajde të dalim papritmas në shesh. Do mblidhen vetëm ata mbështetës të Berishës dhe PD dhe nuk do frymëzojnë pjesën tjetër të qytetarëve”- tha Kikia.

Sa i takon pyetjes së bërë nga moderatorja Marsela Karapanço nëse Berishës do i bllokohen mjetet e komunikimit nëse vihet nën arrest shtëpiak, Sekretari për Çështjet Zgjedhore të Rithemelimit, Ivi Kaso tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë sepse është në shkelje të të drejtave kushtetuese.  Ndërsa deputeti Edmond Spaho tha se edhe të hënën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve do të vijojë aksioni i dhunshëm i Rithemelimit me flakadanë.

Nga ana tjetër, sot deputetët e Rithemelimit nëpërmjet një kërkese të depozituar në Gjykatën Kushtetuese kanë kërkuar që të pezullohet masa shtrënguese e SPAK ndaj Berishës dhe si rrjedhojë edhe kërkesa për heqjen e lirisë së tij. Kërkesa është dorëzuar me arsyetimin se një masë e tillë ndaj Berishës është anti-kushtetuese pasi nuk është kërkuar më herët autorizimi nga Kuvendi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
100 orët e fundit të Berishës me imunitet deputeti? Spaho: Aksioni ynë me flakadanë do vijojë edhe në Këshillin e Mandateve

 

Deputeti demokrat, Edmond Spaho u shpreh se kaosi i Rithemelimit do të vijojë edhe në 18 janar në Këshillin e Mandateve në mbledhjen ku do të vendoset për imunitetin e Berishës, duke nënvizuar se do të ketë edhe flakadanë ashtu si në seancat plenare.

“Patjetër që do vazhdojë aksioni me flakadanë”- tha ai.

Ndërsa deputeti i PS, Xhemal Qefalia në studion e “Frontline”, u shpreh se besonte që përfaqësuesit e opozitës do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Berishës dhe më pas edhe në seancën plenare në Kuvend ku do votohej për përfundimin e marrë nga Këshilli.

Ai theksoi se do të kishte një seancë të posaçme në Kuvend për këtë votim, jashtë rendit të ditës.

"Përfaqësuesit e opozitës do marrin pjesë besoj në Këshillin e Mandateve dhe do marrin pjesë në seancën plenare. Sic kam unë informacion, do jetë një seancë e vecantë jo vetëm për rendin e ditës. Nëse do veprohet në përputhje me kushtetutën, do ketë prezencë edhe të deputetëve të opozitës. Pasi kam dëgjuar pjesën që i është bashkangjitur Rithemelimit që një pjesë do marrë pjesë në votim"- tha Qefalia.

Ora 22:31
Do i bllokohen Berishës mjetet e komunikimit nëse vihet në arrest shtëpie? Ivi Kaso zbulon ç’ndodh me mandatin e ish-kryeministrit nëse mungon 6 muaj në Kuvend

 

Ivi Kaso sekretar për Çështjet Zgjedhore të Rithemelimit, ka folur për emisionin “Frontline” në Report Tv mbi pyetjen nëse Berishës do i lejohen mjetet e komunikimit nëse SPAK do ta lërë në arrest shtëpie tha se e kundërta e kësaj do të ishte anti-kushtetuese.

Sipas Kasos, një privim nga mjetet e komunikimit do të shkaktonte kushtëzimin e të drejtave politike që janë të përcaktuara në kushtetutë. Ndërsa sa i takon mundësisë që Berisha të humbasë mandatin e deputetit nëse mungon për 6 muaj, Kaso tha se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Në rast se një masë e tillë do merrej, ligjërisht nuk ka asnjë lloj pengfese për përdorimin e këtyre mjeteve pasi një privim i tillë do t’i kushtëzonte të drejta politike që janë të përcaktuara nga kushtetuta. Berisha ende sot që flasim nuk është i akuzuar për asgjë, është një person nën hetim. Berisha e mban mandatin e deputetit deri në një periudhë kur nuk paraqitet në Kuvend për 6 muaj. Por është tepër herët për të folur për këtë gjë, do ishte ëndërr e bukur e mazhorancës. Nuk ka asnjë shans të ndodhë kjo gjë”- tha Kaso.

Gjithashtu edhe deputeti i PS, Xhemal Qefalia tha se një gjë e tillë nuk ndodh sepse përcaktohet në rregulloren e Kuvendit që në një situatë të tillë, deputetit nuk i skadon mandati edhe nëse nuk paraqitet në seancë për 6 muaj rresht.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesi: 15/12/2023 13:32

    Regjimi sateme spaho o maskarenj qe smeritoni as te pastroni halet e jo te jini deputet ftuuuuu plehra me saliun ne krye

    Përgjigju
  • Linda: 14/12/2023 23:44

    Spaho shko hidhi te shpia jote se po i hodhe prap ne parlamentin e popullit te jesh i sigurt si ti si ju te gjithe rrugecerit e rrugeve banditet e Berishes do ju denoj zoti sic e meritoni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve