Protesta,Nikolla maturantëve:
Do të fitoni në raundin tjetërMaturantët në protestë: Duam shkollë
Maturantët: Nikolla të dorëhiqet

Protesta,Nikolla maturantëve:<br />Do të fitoni në raundin tjetërMaturantët në protestë: Duam shkollë<br />Maturantët: Nikolla të dorëhiqet
Ministrja e Arsimit e Sportit ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka sqaruar maturantët për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve fitues në çdo fakultet dhe universitet, ku ka thënë se, sistemi që i ka përzgjedhur fituesit dhe do ti përzgjedhë është transparent dhe shmang qeverinë.Nga ana tjetër i ka siguruar se ata do të jenë fitues në raundin tjetër. 

Ajo ka theksuar se, kriteret e pranimit janë bërë të qarta që në muajin shkurt për maturantët, por ka theksuar se sistemi i përzgjedhjes ka synuar dhe tre kritere: Transparencë, meritë-preferencë dhe autonomi universitare
 
 “Kriteret e pranimit janë bërë të qarta që në muajin shkurt. Shqetësimet janë legjitime, i kemi ndjekur. Kemi punuar për të larguar politikën nga institucionet arsimore. Transparencë, meritë-preferencë dhe autonomi universitare janë tre synimet e reformës në arsim dhe këtij sistemi të ri përzgjedhje. Nuk ka asnjë çedim nga këto tre parime. Sistemi i ri është më i drejtë, i lehtë dhe bazohet në barazinë me meritë” tha Nikolla.
 
Ajo ka theksuar se lista përfundimtare do të dalë më 20 shtator dhe mënyra e ndryshme e përzgjedhjes është për të mirën e maturantëve të cilët në raundin e dytë do të ndryshojnë zgjedhjet.
 
Nga ana tjetër, ka garantuar të gjithë maturantët se secili prej tyre do të gjejë veten.
 
Lista përfundimtare me 20 shtator. Ndryshimi është në favorin tuaj për përzgjedhjen e fituesve. Në raundin e dytë, duke ndryshuar zgjedhjet. Universitetet kanë shpallur vendet. Kjo skemë sjell meritë, më të mirët duhet të zgjedhin të parët. Vendimarrja që rrjedh nga ligji i ri i arsimit të lartë. Garantoj se përmes standardeve se askush nuk duhet të zhgënjehet nga ky proces, pasi secili prej jush do të gjejë veten, sipas meritës” tha ajo.

 
Mynyr Koni: Studentët do të kenë dy raunde për aplikime në degët që kanë fituar
 
Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni gjatë fjalës së tij është shprehur se kjo nuk është renditja përfundimtarë e fituesve në universitete. Ai ju ka kërkuar maturantëve të ndjekin me kujdes procedurat e regjistrimit.

Kjo nuk është renditja përfundimtare e fituesve ne universitete. Ndiqni me kujdes procedurat e regjistrimit. Është regjistrimi online dhe regjistrimi me dokumentet pranë sekretarive. Nëse nuk bëhet ky proces atëherë humbni mundësinë për të vazhduar konkurrimin.

Në UT është bërë një punë e madhe për respektimin e afateve, në datën 5 u shpallën renditjet jo përfundimtare. Afat 3 ditor që secili maturant të drejtohet për animime. Me datë 11 do të dalin listat e raundit të parë. Kjo skemë ka dy raunde. Në këto kushte nxënësi merr vendimin mes 10 zgjedhjeve të përzgjedhë vetëm njërën. Pas kësaj faze, do të ketë një raund të dytë. Përzgjedhja e raundit të dytë do të ofrojë shumë vende të lira. Tani do të verifikohen rezultatet. Është portali online dhe regjistrimi në sekretaritë e universiteteve, dy procedurat që do të kryejnë maturantët."tha ai.

Pyetje: Ku është ndryshimi mes listës paraprake që është publikuar në 5 shtator dhe listës përfundimtare që do publikohet në 11 shtator?

Koni: Lista paraprake i jep mundësi ankimimi maturantët dhe më pas dalin fituesit përfundimtarë të raundit të parë.


Pyetje: Po në raundin e dytë, një maturantë do të fitojë përsëri një degë apo më shumë?

Koni: Aplikimi në raundin e dytë është si në raundin e parë. Edhe në raundin e dytë, do të shpalleni fitues në aq degë sa keni fituar pikët. Nëse në raundin e parë, për pozicjonet sipas programeve. Tashmë ju e dini sa pikë keni në një program të caktuar. Në raundin e dytë bëhet edhe spostimi i listave. Në raundin e dytë mund të ketë kandidatë në të 10 degët. Në momentin që në këtë raund mbeten kuota bosh, spostohen listat, duke u dhënë mundësi edhe maturantëve të tjerë që nuk kanë fituar.


Nikolla: Ju keni mundësi të shikoni se në ç’vend do të jeni në renditje. Mund të ketë fitues në 2, 3 degë apo më shumë. Por në raundin e parë ai që ka fituar në 10, do të zgjedhë vetëm një dhe në këtë mënyrë do të ulet vija përfundimtare e fituesve.


Koni: Në përfundim të raundit të dytë, do të ngelen vende bosh. Pas raundit të dytë, ka një post-raund. Për të gjithë vendet bosh, do të bëhet zbritja e listës dhe d bëhet i mundur plotësimi i kuotave që do ngelen bosh.

Pyetje: Nëse vijohet me fitimin e disa degëve në raundin tjetër, atëherë unë do ta kem vështirë të fitoj në raundin tjetër?

Pedagogu: Ky është sistemi i ri.


Pyetje: Si ka mundësi që unë me mesatare 9.5 nuk kam fituar dhe një maturantë këtu me mesatare 9.7 ka fituar 10 degë?


Maturanti: Unë kam zgjedhur degët të cilët mund të fitoja, pasi nuk kam zgjedhur mjekësinë, por kam zgjedhur degën për të cilën kisha nota të larta, në fushën time, pra ato shoqëroret.


Nikolla: Në fakt po krahasoheni në dy mjedise të ndryshme. Është e sigurt që në raundin e dytë do të jesh fituese. Nuk besoj se ata që janë mbi ti të kenë mesatare më të ulët se ti. Djali që ka fituar ka bërë zgjedhjen e duhur. Një mesatare shumë e lartë, nuk mund të jetë fituese në të gjitha profilet.


Maturantja: Unë jam e mirë edhe në shoqërore edhe në shkencore. Unë lëndët shoqërore i kisha të gjitha 9.5 dhe nuk u kualifikova dot, për shkak të lëndës me zgjedhje?


Nikolla: Investimi yt ka qenë te lëndët shkencore, ku fakulteti juridik ka profil shoqëror. Ju sqaroj dhe njëherë se zgjedhja juaj, ju mundësojnë hyrjen në Universitet, në raundin e dytë. Të gjitha këto raste do të na shërbejnë si mundësi për të përmirësuar sistemin në vitet e ardhshëm.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë