Protesta për Klodjanin/ Aktivistja Gjikondi për Report Tv: Kur futet politika në mes, zbehet qëllimi dhe komprometohet arritja!

TIRANË- Aktivistja Civile, Brizida Gjikondi, pret nga komunikimi i kryeministrit Edi Rama në orën 18:00, që ai të njoftojë shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në intervistën në emisionin "Sot live në Shqipëri" në Report TV, aktivistja tha policia e sotme është harbute, fodulle dhe paragjykuese. Njëtjë tha edhe për Lleshaj, ku sipas saj, reagimi i tij tregoi se sa larg realitetit është dhe se si sheh gjërat nga lart.

"Ne jemi popull i vogël ku në tragjedi të mëdha fryrja e tyre na çon në tragjedi të tjera, nuk mund t'i inventarizojmë, siç bënë me 21 janarin, gërdecin, nuk mund të lejohet që vrasja e Klodjanit vetëm në histori apo debate politike, mënyra si degradoi protesta, dhe se kam fare për pemët apo zbukurimet, por mosreagimi i policisë është bashkëfajtore. Nuk ka pasur asnjë deklaratë të sinqertë, asnjë prononcim nga Veliu e as Lleshaj. Statusi i Lleshajt tregon që është shumë larg nga realiteti, nuk mund t'i identifikojmë policët si vrasës, nuk mund të vrasim një polic se vrau një djalë. Babai i djalit bëri një deklarim fisnik, të gjithëve edhe atyre që reagojnë dhe atyre që qëndruan indiferentë. Kemi arritur këtu se kanë mbjellë një farë në polici, që edhe në lagje janë arrogantë, cinik, paragjykues, u shërben të fortëve të lagjes, sesa një komunikim normal. Të dy fëmijët kanë vënë gjoba për mosmbajtën e maskës, ka pasur probleme me policinë dhe ajo që u ka bërë përshtypje është komunikimi", tha Gjikondi.

Ajo ka folur edhe për analizën e saj ku shkroi se nuk duhej politizuar protesta, por për këtë "u kryqezua" nga komentuesit që shkuan deri aty sa e kanë mallkuar edhe te fëmijët e saj. Megjithatë, përtej faktit që është lënduar, duke folur këtu si nënë, ajo tha se kjo nuk do e ndalë që të thotë mendimin e saj.

"Si çdo nënën se sa prioritet dhe depuliesë kam për fëmijët, por kurrë nuk do hiqja dorë nga të thënit mendimin tim (...)Më kanë shqetësuar kur preknin fëmijët e mi, ne tregojmë që jemi një vend demokratik që nuk pranon mendimin ndryshe", tha aktivistja.

Ajo shtoi se në momentin që politika futet në një protestë ajo e humb qëllimin e saj, prandaj bëri këtë thirrje.

"Unë jam aktiviste civile që në 85% të protestave këto 20 vjet kam qenë pjesë e tyre dhe kam arritur në një deduksion që në momentin që nëse politika i afrohet një proteste, zbën qëllimin e saj, dhe komprometon arritje. E vetmja rast kur politika u dëbua ishte protesta për armët kimike dhe kjo tregoi që arrihet të fitohet kur politika mbahet larg, që nga teatri, e shumë protesta u kompromentuar vetëm nga prezenca e saj", tha Gjikondi në Report Tv.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'