Vrasja e Klodjan Rashës nga polici, Rama shkon në familjen e tij për ngushëllim

Vrasja e Klodjan Rashës nga polici, Rama shkon në familjen e tij për ngushëllim

Kryeministri Rama në familjen e të ndierit Klodjan Rasha

Kryeministri Edi Rama është kthyer nga SHBA, ku ndodhej prej disa ditësh për vaksinën anti COVID, dhe ka shkuar për ngushëllim në familjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha që u vra nga efektivi i policisë. Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministrja e Shtetit, Eliza Spiropali dhe deputeti Ulsi Manja.

Me anë të një postimi në rrjete sociale pak më parë, Rama ka shkruar se sot në orën 18.00 do të ndajë me të gjithë, qëndrimin e tij për vdekjen tragjike të të riut.

"Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb", shkruan Rama.

Rasha, është qëlluar nga polici reth orës 01:45 të mëngjesit të 8 dhjetorit në rrugën "Dritan Hoxha". Si pasojë e plagëve që ka marrë i riu ka ndërruar jetë në spital. Për këtë ngjarje efektivi është arrestuar dhe në dëshminë e tij, ka thënë se ka dashur ta ndalojë të riun pasi ka thyer orën policiore e jo ta vrasë, por sipas tij 25 vjeçari e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap.

Për këtë ngjarje qytetarët dje kanë zhvilluar një protestë në Tiranë, e cila degradoi në dhunë. Policia ka arrestuar 3 organizatorët e protestës së dhunshme, kurse nën hetim në gjendje të lirë ka vënë 2 organizatorët e Durrësit! Në kërkim është këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi dhe 7 protestues të tjerë. Nga protesta sipas policisë kanë mbetur të lënduar 16 efektivë.

Kryeministri Rama në familjen e të ndierit Klodjan Rasha

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:58
Flet për herë të parë e ëma e Klodjan Rashës: Ia dhashë vetë lekët e cigares dhe fjeta, në orën 4 të mëngjesit më thanë që ka vdekur

1607413392_klodianrasha2.jpg

2 ditë pas vrasjes së të birit për herë të parë ka folur për mediat edhe mamaja e 25-vjecçarit të vrarë nga polici mëngjesin e së martës.

Në një prononcim për Top Channel ajo ka thënë se ishte ajo vetë që i kishte dhënë lekët të dilte të blinte cigare. Ajo tha se ai kishte kartën e identitetit dhe telefonin, dhe se ai kishte dy hurma në dorë .

E ëma tha ka deklaruar se e ka parë momentin kur ai ka dalë po pastaj ka fjetur duke menduar se ai ishte kthyer, deri kur në orën 4 të mëngjesit i komunikuan se ai kishte humbur jetën .

E ëma tha se ai është më i urti dhe më i qeti nga 3 djemtë që ka, dhe nuk e imagjinon dot që të kishte armë, sepse përherë ka pasur frikë nga policia, dhe prandaj ajo mendon se kjo ka qenë arsyeja e panikut të tij. Ndërkohë që ai nuk kishte as maskë, pasi ajo thotë se ai shprehej shpesh se i merrte frymën.

Ora 15:04
Rama shkon për ngushëllim në familjen e Klodjan Rashës i cili u vra nga polici

Kryeministri Edi Rama ka shkuar për ngushëllim në familjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha i cili është vrarë më 8 dhjetor nga një polic në Tiranë. Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministrja e Shtetit, Eliza Spiropali dhe deputeti Ulsi Manja.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/12/2020 03:36

    Ah moj nene,nuk e shikove oren kur ia dhe parate,nuk vajte te shikoje ne e kishe djalin ne krevat,para se te flije,nuk i telefonove qe te mos vonohej?Perse nuk ia detyroje masken?Per asnje nuk eshte e lehte mbajtja e maskes,por duket patjeter.Sot do ta kishe gjalle,po te kishe vepruar ndryshe.

    Përgjigju
  • him: 10/12/2020 23:02

    ca shteti eshte ky qe smbron punonjesin e vet? ku eshte pare qe kryeministri te gjykoje para se te mbaroje investigimi zyrtar? shtetin qe premtove qe do beje nuk e ben dot keshtu. se aty ku ska respekt per shtetin, ska as shtet.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 10/12/2020 17:44

    PO C'FARE FAJI KA LLESHI MOR JU QIFTE KINA NENEN,,,MOR SHPELLARE TE QELBUR,,,,PSE NUK E BENI KETE PYETJE ,,,PSE DUHEJ TE ISHTE NE 2 TE NATES NE RRUGE NJE I RI ,,,KUR DUHEJ TE ISHTE NE SHTEPI NE GJUME SI GJITHE TE TJERET,,,APO JENI TE VECANTE JU MALOKET,,,,,PERHERE NE KUNDERSHTIM ME LIGJ JENI MOR PISA ,,MOR LLUM I KOMBIT SHQIPTAR,,,,,MOR NUK DI SE C'FARE TE THUASH PER JU.....U NGRIT NJE PSIKOPAT NE MES TE NATES DHE HODHI NJE GUR NE PUS DHE HAJDE TA NXJERRIN TE MENCURIT....

    Përgjigju
    • Bedri: 10/12/2020 21:37

      Maloku qa qoft mamin ty e kush tka ba ty mor filio di putana qa ke me njerz ti adi qa flet

    • Zsbeli: 10/12/2020 19:35

      Ligji respektohet

    • Arbëri: 10/12/2020 18:14

      Të lumt për këtë shkrim o Vlonjat!

  • Sara: 10/12/2020 16:32

    Nese shkarkon ministrin e brendshem se nje polic ka kryer detyren duhet te iki dhe vet Rama.Nuk shkarkohet ministri apo shkaterrohet Tirana per tu ber qefin rrugecerve e krimineleve.Me siguri per ti ber qefin Saliut do shkarkoj ministrin por nese ben nje veprim te till Rama duhet te iki dhe vet nga detyra.Ne asnje vend te botes nuk shkarkohen ministrat se nje polic vret nje rrugac qe nuk i bindet urdherave te policise

    Përgjigju
    • Une: 10/12/2020 17:03

      Eshte e gjitha nje loje politike por si gjithmone keta te PDs jane te trashe e kane ne gen budallekun dhe bihen ne gropen qe hapin vet. Ka 3 dite qe shteti e di qe arma ishte e atij te semurit mendore dhe kane prova qe polici eshte kercenuar per tu vrare. Perse nuk e thone kete ? Perse nuk thone qe kafexhiu i nates ka qene i denuar me pare ? Perse Rama nuk i shkon per ngushllime ne shtepi policit qe u vra ne mes te nates ne Lezhe? Apo nuk ka perfitime politike ? Lleshaj eshte teper zhgenjys duhet te ishte i pari te mbronte policin dhe jo ta shesin per politike.

  • Une: 10/12/2020 15:41

    Po ne shtepine e policit qe e keni burgos se beri detyren do shkosh apo ate e ka pjell lopa nuk ka prinder ai? Perse nuk nxirrni te verteten qe arma ishte e atij te semurit mendore qe dilte per kafe ne 2 te nates? Ka 3 dite qe policia, prokuroria dhe media e di kete fakt apo doni te shisni policin? Turp.

    Përgjigju
  • Loran: 10/12/2020 15:34

    Shkrie njesin Shqiponja se i ke te ter tu shit drog neper tiran ose 90 perqind qe mos i biem ne qaf e tyre qe jan te ndershem

    Përgjigju
  • Bes: 10/12/2020 13:33

    O Ramovic mos fol me mire se ke fol para 7 viteve ne parlament ku amnistove krimet e 21janarit, me gojen tende ku ju the shqiptarve ta harojn 21 janarin se eshte histori e kaluar. Kishe mundesin me i denu nuk e bere madje i more ne mbrojtje si lulushin si saliun ti je me i keq se killeri ti i strehon i perkrah megjithse hiqesh si idealist dhe predikon drejtsi ti je mashtrus ordiner qe premtove per te mar pushtet per te ndeshku krimin po je padrino kriminelve.

    Përgjigju
  • Une: 10/12/2020 13:18

    Posht ktyre legenave dhe te shkarkoj lleshin duhet te shkojm mbrapa ktyre se esht qelb peshmu nga koka. Mos ndaloni shqiptar

    Përgjigju
  • Loni: 10/12/2020 13:16

    Z. Rama ndegjo kete uku se k zbrit nga mali dhe ste deron dot.

    Përgjigju
  • Kola: 10/12/2020 13:13

    O Toç! Jane parat tona qe ke rregulluar Tironen!hap kamerat e siguris dhe shih barbaret dhe vendos gjoba deri ne sekuestrimine pasuris tyre qe shkaterruan qytetin me parat tona.

    Përgjigju
    • Kamera e sigurise: 10/12/2020 15:23

      Ka dal plaka jote i ka thy gjerat. Ja ku e gjetem. Ti sekuestrojme tenxheren e groshes

  • UKU MOMLIT: 10/12/2020 13:11

    Ti llapaqenveliaj largohu dhe thyej qafen ne punet e tua korruptive dhe mos ta degjojme me nese frymon apo je human. Je kopje e peshtire,pushtpolitikan....

    Përgjigju
    • Adi: 10/12/2020 15:33

      Nuk esht mesuar ujku ne bukuri i pelqejn shpellat te hapen kopshet zologjike

    • Ujki Cerrikut: 10/12/2020 13:36

      Ze cafte ujku

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kroçera gjigande me turistë nga e gjithë bota ndalet në Sarandë, Rama: Prologu i një viti turistik të shkëlqyer

Kroçera gjigande me turistë nga e gjithë bota ndalet në Sarandë, Rama: Prologu i një viti turistik të shkëlqyer