Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se opozita kërkon që të marrë pushtetin me dhunë, referuar protestës së 16 shkurtit.Por një strategji e tillë, të cilën Rama e cilësoi komuniste duke 'thumbuar' Berishën, e fundos akoma më shumë opozitën, tha ai. Sipas tij nëse do të bëheshin zgjedhjet këtë të diel, shumica do të merrte më shumë deputetë, ndërsa opozita do të humbiste më shumë.
"Policia i ka të gjitha kapacitetet për të mbajtur këtë protestë. Do përdorin dhunën? Do të humbasin edhe më shumë vota sesa humbën. Nëse votohet të dielën ne fitojmë më shumë deputetë, ata marrin më pak deputetë. Nuk ka asnjë shans që shqiptarët të shkojnë pas berihasë, të sulmojmë cfarë? Është e njëjta strategji e një komunisti, që e mësoi partia nënë.
I ka dalë një kockë shumë e fortë përpara, që jam unë, që nuk e bluajnë dot, jo ta kapërdijnë. Nuk ka shans që pushtetin t'ua japin njerëzit, dhe bazohen te një ëndërr te ajo që ndodhi në Maqedoni. Të shtunën proteston kasta që përfaqëson një pakicë, që ka të drejtë të protestojë, por nuk po bëjnë detyrën e opozitës dhe do të ndëshkohen më shumë në zgjedhjet e ardhshme.
Në 21 janar nuk ka pasur asnjë tentativë për të hyrë në kryeministri dhe për të marrë selinë. Në 21 janar u vranë njerëz kur protesta po shpërndahej. U provokua turma e njerëzve pa filluar protesta. Sot unë jam kryeministër dhe Kryeministria nuk është një kala që do vijnë ta marrin dhe unë do rri të ta mbroj. Unë në fundjava nuk rri në zyrë por shkoj në qarqe. Këtë fundjavë do të jem në Vlorë" tha Rama në Real Story.
Kreu i qeverisë në seancën e Kuvendit në 31 janar të këtij viti iu drejtua me një pyetje direkte Berishës, a e kalon dot Oqeanin për në SHBA (lexo ketu), duke lënë të nënkuptohet se Amerika i ka hequr vizën. Ndërkohë që sonte Rama u shpreh se kur ti jepet mundësia do e pyeste Berishën këtë herë nëse familja e ish-kryeministrit e kalon dot Oqeanin?
"Ishte një pyetje, përgjigja nuk le vend për diskutim edhe kur të më jepet mundësia do e pyes nëse familja e tij a e kalon Oqeanin. Unë thjeshtë i besoj përgjigjes së atij prandaj e pyes. Për atë e mora përgjigjen, për familjen nuk kam pasur mundësinë ta pyes. Do të isha shumë i kënaqur që kurrsesi të mos kishte dalë pyetja për një ish-kryeministër apo familjen e tij nëse e kalojnë dot Oqeanin" tha ai. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë sqaroi pak ditë më parë për gazetën Shqiptarja.com se gjatë vitit 2017, iu është ndaluar hyrja në SHBA 170 zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe familjeve të tyre, pas informacioneve për përfshirje në raste korrupsioni (lexo ketu).
Kocke e forte. endrra. Policia ka te drejt te hape Zjarre per te mbrojtur institutionnel e rendesise se vecante. Dhe as Rama as Berisha nuk guxojne ta thone. Berisha vriste protestuesit ne rruge Rama le policine te masakrohet
Përgjigju