Protesta te Unaza e Re në ditën e 57-të, Balliu: Dhjetori duhet të ishte muaj festash, u bë protestash

Protesta te Unaza e Re në ditën e 57-të, Balliu: Dhjetori duhet të ishte muaj festash, u bë protestash

Klevis Balliu, deputet i PD

Protesta e banorëve të Astirit hyri sot në ditën e 57-të. Në mbështetje të banorëve ishte edhe deputeti demokrat Klevis Balliu. Banorët kërkuan sërish anulimin e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, ndërsa Balliu theksoi se në vend që muaji dhjetor të jetë një muaj festash është kthyer në një muaj protestash.

Pjesë nga fjala e Klevis Balliut:

Është data 30 dhjetor dhe Shqipëria vazhdon të jetë e mbushur nga protestat. Nuk është parë kurrë as në Shqipëri dhe as në një vend tjetër, në vend që dhjetori të mbulohet nga festimet, nga gëzimi dhe lumturimi këtu po mbulohet nga protestat, nga hidhërimi ndaj një qeverie që nuk i hap veshët, nuk i hap sytë. Një polici që merret me kapsolla, ndërkohë që bandat luftojnë rrugëve në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë. Nga një kryeministër i cili një thotë para zgjedhjeve, një gjë tjetër bën pas zgjedhjeve. Nga një kryetar bashkie që mashtron nga mëngjesi deri në darkë. Mashtronte kur fliste me pseudo banorë të Astirit që ishin punonjës të bashkisë, mashtron kur mbjell pemë, ndërkohë që i ka hequr të gjitha pemët e Unazës, mashtron kur thotë se nuk do bëhen ndërtime, ndërkohë që i jep Edmond Begos 60 mln euro projekt dhe për atë projekt do tju prishi shtëpitë ju. Janë këto arsye pse sot Shqipëria është  e mbushur me protesta, pse sot emigrantët janë në protestë, pse sot naftëtarët janë në protestë, pse sot minatorët janë në protestë, pse sot studentët janë në protestë, pse gjithë Shqipëria është në protestë. Është koha që në këtë vit që po vjen ti gjejë shqiptarët më mirë dhe më të shëndetshëm. Por para se të vijë kjo kohë duhet të largojmë Edi Ramën. Vitin tjetër gjithë bashkë duhet të jemi përballë kryeministrisë, duhet ta largojmë njëherë e mirë Ramën dhe farën e zezë komuniste që ai përfaqëson.

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka nisur rreth 2 muaj më parë. Banorët që preken nga ky projekt do t’ju shemben banesat, ndërsa ata që i kanë të legalizuara janë futur në një proces për të marrë dëmshpërblimin që iu takon. Banorët që kanë shtëpitë e tyre të palegalizuara mund të përfitojnë një bonus qiraje me afat 3-vjeçar nga Bashkia e Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë