Disa turiste me origjinë nga Irani i janë bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij një moment kur të rejat deklarojnë se kanë ardhur në Shqipëri për tu solidarizuar me qytetarët.
Rama shkruan se përveç aktivistëve, diasporës e besimtarëve të shitur, tashmë në bulevard ka dhe turistë të shitur, të cilët sipas tij “kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”.
Postimi i Edi Ramës
Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë
Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës
Rama i ka mëshuar faktit se protestat në Tiranë, që morën indicie nga investimi prej 4 miliardë dollarësh i planifikuar për në Zvërnec, janë nën influencën e propagandave të huaja, kryesisht nga Irani, Serbia e Greqia.
Së fundmi shteti shqiptar kanë shpallur si ‘person të padëshiruar’ për 15 vite Ikballe Huduti Berisha, e cila njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri.
Ndërkohë 3 ditë më parë, leximi i kërkesave të qytetarëve drejtuar Ramës e qeverisë, iu besua Dritan Goxhajt, i cili ka shprehur hapur mbështetjen e tij për regjimin iranian.
Komente












Si pranohen agjentët nga Irani....është një vend që nuk kemi asnjë mardhënie dhe përveç agjenturës nuk vjen njeri tjetër...
Përgjigju