Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, pas përfundimit të seancës plenare komentoi protestat duke thënë se dihet kush janë urdhëruesit dhe porositësit. Ai u ndal tek rasti i Dritan Goxhajt duke thënë se paguhet nga Irani dhe se prokuroria nuk vepron.

“Urdhëruesit dhe porositësit dihen. Ne kemi që ditën e parë që ju themi këtu ka persona të paguar. Dritan Goxhaj është person që paguhet nga Irani. Kemi prova, fakt publik më të pakundërshtueshme se ku person, që publikisht sulmon SHBA për hesap të Iranit kjo është një provë që duhet administruar urgjentisht. Të dalësh e të thuash në mes të studios se këtu duhen vrarë udhëheqësit politikë me plumb ballit, më vjen keq që prokuroria”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD bojkot: Të shfuqizohen 4 ligje! Balla: U trembën nga vezët! Rusia dorë të protestat, dialogojmë me protestuesit e vërtetë