BOSNJË-HERCEGOVINË- Për vite shpjegimi më i mirë për situatën politike në Bosnjë-Hercegovinë ka qenë “në vend numëro por e qëndrueshme”.
 
Tani, me shpejtësi të habitshme, analistët janë gati të flasin për një “Pranverë Boshnjake”.
 
Në Tuzla, Mostar, Zenica dhe Sarajevë, ndërtesat qeveritare janë përfshirë nga zjarri dhe ka pasur demonstrata përgjatë shumicës së pjesës tjetër të vendit. Qindra janë lënduar, duke përfshirë edhe policë.
 
Politikanët i kanë dënuar “huliganët” për dhunë por shumë prej tyre janë frikësuar.
 
Pamjet tregojnë një “virus” makinash, të cilat supozohet se u përkasin politikanëve, të cilat janë raportuar në një kanal në Zenica.
 
Shqetësimi filloi në qytetin verior të Tuzla-s të Mërkurën. Punëtorë nga qindra fabrika, të cilat ishin privatizuar dhe të cilat tashmë kanë falimentuar janë në kërkim të vendeve të punës, pagesave të papaguara dhe pensioneve.
 
Punëtorëve u janë bashkuar studentët dhe aktivistët politikë. Pasi filluan të godisnin me gurë gjykatën lokale, dhuna shpërtheu.
 
Një protestues anti-qeveritar hodhi zjarr ndaj forcave të policisë gjatë përleshjeve në Sarajevë më 7 Shkurt 2014.
Lufta 4-vjeçare e Bosnjës përfundoi më 1995 dhe që atëherë pak protestues kanë qenë nën probleme sociale.
 
Pas 2006-s, ka pasur progres në bërjen e Bosnjës në diçka më shumë se një shtet funksional.  Por që atëherë, politikat boshnjake kanë qenë në gjendje bllokimi absolute dhe ashtu si pjesa tjetër e Ballkanit perëndimor vendi është goditur rëndë nga vitet e krizës ekonomike.

FALIMENTIMET
Papunësia po rritet në 27.5%, dhe asnjë nga treguesit ekonomikë nuk flasin për rigjenerim serioz.
 
Industritë e periudhës së vjetër socialiste, të cilat dominonin qytete si Tuzla, ishin lënë shpesh si skelete pas lufte. Privatizimet ishin shpesh të korruptuara, me njerëz të mirë-lidhur, të cilët blinin kompanitë për të zhvatur prej tyre asetet e tyre për të fituar shpejt – përpara se t’i deklaronin ato të falimentuara.
 
Për vite, boshnjakët kanë shprehur irritimin për politikanët e tyre, duke besuar thuajse në mënyrë universale se janë të korruptuar.
 
Por lufta i la njerëzit apatikë, të frikësuar dhe cinikë.
 
Në të vërtetë, vitet e luftës lanë trauma kaq të thella sa zemërimi për mënyrën se si politikanët kanë përmirësuar jetën e tyre, ndërsa standardet e jetës në vend janë ulur, ka kthyer fuqishëm frikën e kthimit të konfliktit.
 
SHTETI DISFUNKSIONAL
Problemi themelor politik i Bosnjës është se lufta i la njerëzit me shtet disfunksional.
 
Vendi është ndarë në dy pjesë kryesore. Gjysma e vendit është serbe- e dominuar nga Republika Srpska, lideri i së cilës, Milorad Dodik dëshiron të bëhet një shtet i pavarur.
 
Gjysma tjetër është quajtur Federata dhe përbëhet nga dhjetë kantone, të cilat janë të dominuara nga Boshnjakët (të cilët e kanë zakon të quhen Myslimant Boshnjakë) ose Kroatët Boshnjakë. Çdo kanton ka qeverinë e tij, e cila është më pas supervendosur mbi këshillat lokalë të qytetit dhe zonave urbane.
 
Në fund, një qytet, Brcko, është një entitet autonom.
 
Me vetëm 3.8m njerëz, është thënë disa herë se çfarë Bosnja ka vërtet nevojë aktualisht është një kryetar bashkie, por ndarjet etnike do të thotë se është e sigurt që është e pamundur të ndryshojë situata.
 
Në të vërtetë, që nga 2009 udhëheqësit boshnjakë janë preokupuar me të ashtuquajturën "pyetja Sejdic-Finci”, e cila edhe pse është e rëndësishme në vetvete, nuk ka lidhje me shumicën e njerëzve, të cilët janë të shqetësuar për shkollat, punët e tyre dhe kujdesin shëndetësor.
 
Nën termat e rënies dakord së paqes së Dejtonit (Dayton), e cila përfundoi luftën më 1995, profesione çelës të sigurta, të tilla si të ishe anëtar I presidencës tripartiake të vendit janë rezervuar vetëm për Serbët, Kroatët dhe Boshnjakët.
 
Këtë gjë e kanë sfiduar suksesshëm në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nga Jakob Finci dhe Dervo Sejdic, të cilët janë respektivish hebre dhe roman.
 
EKONOMIA E NEGLIZHUAR
Prej kohësh, zyrtarët europianë dhe amerikanë janë përpjekur të bëjnë çdo gjë të miklojnë udhëheqësit boshnjakë të adaptojnë kushtetutën – por ata nuk kanë pasur sukses.
 
Megjithatë, çështje si këto e kanë ‘thithur’ ajrin tej debatit politik – që do të thotë se ekonomia është neglizhuar gjithmonë.
 
Të gjithë vendet ballkanike, duke përfshirë Kroacinë, e cila iu bashkua Bashkimit Evropian vitin e shkuar, janë goditur nga krizat ekonomike dhe ndajnë shumë probleme të njëjta.
 
Por në Bosnjë, trashëgimitë e luftës do të thonë se vetëm pak shpresojnë akoma për ndryshim. Për këtë arsye, zemërimi ka zier për vite, por tani po zien me forcë.
 
Por a do të ndryshojnë ndonjë gjë aktualisht protestuesit?
 
Ka dy pika të rëndësishme.  Së pari, protestat sociale në verë në Sarajevë u shuan shumë shpejt, pavarësisht eksitimit të shumtë.
 
Së dyti, deri tani, protestuesit janë shumica boshnjakë.
 
Ndërsa protestuesit kanë qenë botërisht anti-nacionalistë, aq sa nuk janë shpërndarë në Republikën Srpska apo të predominojnë zonat kroate, megjithëse se ekonomikisht çdokush në Bosnjë përballet ekzaktësisht me të njëjta probleme.
 
VITI I MADH
Këtë vit, tri ngjarje të mëdha janë në kalendarin boshnjak. Do të mbahen zgjedhjet.  Skuadra mbështetëse boshnjake do të luajë në Kupën Botërore dhe Sarajeva do të përkujtojë 100 vjetorin e ngjarjes që ndryshoi botën – vrasja e Arkdukës Franz Ferdinand në Qershor 1914 e cila shenjoi edhe Luftën e Parë Botërore.
 
Është akoma shumë herët të themi nëse 2014 do të kujtohet ndonjë ditë si viti që ndryshoi Bosnjën.  Por sot shpresa është e madhe.
 
"Përshtypja ime është se tani nuk ka kthim mbrapa,” thotë Dusica Ikic-Cook, një administrator biznesi në Tuzla.
 
"Besoj se do të marrim rezultate, edhe sikur vetëm në Federatë për të ‘vrarë’ administratën e lartë, e cila po gëlltit paratë tona.”

*) Analist për çështjet ballkanike, BBC
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)