Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje protestuesve për dialog. Përmes një videomesazhi, kreu i shtetit bëri thirrje për qetësi dhe shmangien e dhunës, ndërsa policinë e inkurajoi të bëjë detyrën në përputhje me ligjin.
“Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike. Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë”, tha Begaj.
Kryeparlamentari Niko Peleshi tha se aktet e dhunës po u atribuohen qëllimisht studentëve, të cilët meritojnë të dëgjohen dhe të përfshihen në dialog.
“Studentët tanë do të jenë shqiptarët e parë që do të dalin në jetë si europianë, pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian. Prandaj ngjarjet e fundit të dhunës, djegieve dhe grabitjeve, që qëllimisht po u vishen atyre, janë një dëm i madh për të gjithë ne.
Ai paralajmëroi për skenarë të rrezikshëm që cenojnë rendin dhe sigurinë, ndërsa flet për ‘forca malinje’ që mund të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE.
Ai paralajmëroi për skenarë të rrezikshëm që cenojnë rendin dhe sigurinë, ndërsa flet për ‘forca malinje’ që mund të pengojnë integrimin e Shqipërisë në BE
“Ky proces mund të pengohet nga forca malinje, por kurrsesi nuk duhet të pengohet, as të prishet, nga vetë ne, shqiptarët modernë të shekullit XXI. Shoqëria jonë duhet ta mbajë frymën dhe të reagojë njëzëri për t’i mbajtur larg dhunës të miturit dhe nxënësit e gjimnazeve. Ata nuk duhet të ushqehen me urrejtje. Ata nuk duhet të formohen nga dhuna e rrugës. Ata nuk duhet të lihen në duart e forcave të errëta, me qëllime aspak shqiptare”, tha Peleshi.
Përfaqësues të qeverisë i kanë dënuar aktet e dhunës, ndërsa bashkë me Policinë e Shtetit i kanë bërë thirrje prindërve që t’i mbajnë fëmijët larg protestës. Policia thotë se ka dyshime se fëmijët po përdoren si mburojë gjatë akteve të dhunës dhe paralajmëron se çdo rast i dyshuar i nxitjes apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të paligjshme do të dokumentohet dhe do t'u referohet institucioneve përgjegjëse.
“Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, është apeli i Policisë për prindërit.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro foli për “duar të errëta” që, sipas saj, kërkojnë t'i përdorin të miturit për qëllime të tjera.
“Duar të errëta hedhin tymin e errët të shashkave të shkatërrimit, qoftë në pronat publike apo në bizneset private, nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të jenë viktimë e kësaj tymnaje. Nuk janë studentët, nuk janë nxënësit ata që shkatërrojnë. Nuk janë nxënësit, nuk janë studentët ata që thyejnë bizneset me të cilat mbahen mijëra familje. Ju lutem, në radhë të parë si prindër, por edhe si qytetarë të këtij vendi, të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë”, deklaroi ministrja.
Një thirrje të ngjashme ka bërë edhe zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila ka theksuar se e drejta e të rinjve për të protestuar nuk duhet të kthehet në përfshirje në akte dhune.
Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, ka reaguar për aktet e dhunës gjatë protestës që po zhvillohet prej 3 ditësh në Tiranë.
Dhuka shprehet se duhen ndërtuar urat e dialogut mes protestuesve dhe Qeverisë, me qëllim të përmbushjes së aspiratës europiane të vendit.
Ajo shkruan gjithashtu se protesta dhe zëri i qytetarëve kërkojnë reflektim dhe përgjegjshmëri të lartë nga ana e Qeverisë.
Reagimi i Kryenegociatores Dhuka:
Bashkimi Europian është destinacioni ynë – Familja Europiane është përkatësia jonë çdo ditë, edhe sot!
Protesta dhe zëri i qytetarëve na kërkojnë të reflektojmë me përgjegjshmëri të lartë mbi Shqipërinë europiane që duam e po ndërtojmë me atdhetari, vendin ku zëri i qytetarëve dëgjohet, institucionet respektohen dhe shteti i së drejtës është mbi çdo interes.
Të jesh europian do të thotë të kesh guximin të ngresh zërin, urtësinë të respektosh ligjin dhe forcën të mos e kthesh dallimin në largësi mes nesh.
Paqja nuk është heshtje, as urtësia indiferencë. Ato janë forca për të mbrojtur vlerat europiane, respektin njerëzor dhe Shqipërinë.
Shqipëria i përket familjes europiane nga aspirata e të gjithë shqiptarëve, si dhe nga vlerat me të cilat zgjedh të jetojë çdo ditë.
Sot jemi më pranë se kurrë përmbushjes së aspiratës europiane mbi 30-vjeçare! Ky është një moment historik për të gjithë!
Së bashku, lutem, të ndërtojmë urat e DIALOGUT dhe çdo hap drejt Familjes së Përkatësisë – Bashkimit Europian!
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka reaguar për situatën e krijuar pas sulmeve e plaçkitjeve që protestuesit e dhunshëm kanë kryer gjatë këtyre 3 ditëve në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj ka shkruar se dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private që po vijojnë janë të papranueshme.
Ai thekson se çdo biznes i djegur, çdo institucion i sulmuar, çdo pronë e dëmtuar mbart punën dhe sakrificën e njerëzve.
Teksa nënvizon se dhuna nuk mund të përligjet, Malaj shprehet se pasojat e këtyre akteve të protestuesve i paguajnë familjet, punonjësit dhe qytetarët.
Reagimi i ministrit Malaj:
Dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike e private që po vijojnë janë të papranueshme!
Çdo biznes i djegur, çdo institucion i sulmuar, çdo pronë e dëmtuar mbart punën dhe sakrificën e njerëzve. Pasojat i paguajnë familjet, punonjësit dhe qytetarët.
Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk ka asnjë përligjje!
#StopDhunës #StopShkatërrimit

Muzetë, teatrot, bibliotekat dhe monumentet e kulturës nuk u kanë shpëtuar dëmtimeve gjatë protestave të dhunshme që kanë tronditur vendin në këto 72 orët e fundit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bën të ditur se në Tiranë janë dëmtuar hapësirat e jashtme të Muzeut Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, hapësira të Teatrit të Kukullave, Muzeut Historik Kombëtar dhe Bibliotekës Kombëtare.
Sipas tij, është sulmuar edhe hapësira e jashtme e Xhamisë së Et’hem Beut, monument kulture i kategorisë së parë, ndërsa në Durrës janë shkatërruar vepra dhe instalacione të Bienales së Artit.
Në një postim në Facebook Gonxhja u drejtohet prindërve, duke shprehur shqetësimin për përfshirjen e të miturve dhe adoleshentëve në dëmtimin e pasurive publike dhe institucioneve kulturore.
"Të dashur prindër,
Pamjet që po shohim duan reagimin tuaj! Mes turmës, të mitur e adoleshentë po dëmtojnë pasuri publike, institucione kulturore e trashëgimi historike, muze, teatro, biblioteka, objekte kulti
Si fëmijë, përgjegjësia fillon nga familja. Flisni me ta. Për t’u kujtuar një kufi që nuk duhet kapërcyer: Asnjë zemërim nuk justifikon shkatërrimin e asaj që u përket të gjithëve, sot e nesër!
Në Tiranë janë dëmtuar hapësirat e jashtme të Muzeut Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”; hapësira të Teatrit të Kukullave; Muzeut Historik Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare. Është sulmuar edhe hapësira e jashtme e Xhamisë së Et’hem Beut, monument unikal kulture i kategorisë 1! Në Durrës janë shkatërruar vepra e instalacione të Bienales së Artit!
Një muze nuk është i një qeverie.
Një teatër nuk është i një partie.
Një monument kulture nuk është kundërshtari a shënjestra e askujt.Këto janë pasuri publike kombëtare. Janë tempujt e artit, kulturës dhe kujtesës sonë kolektive. Janë vende ku shkohet për të mësuar historinë e festuar krijimtarinë.
Të dashur prindër, flisni me fëmijët tuaj!
Të protestosh nuk do të thotë të vandalizosh!
Qëndrimet politike mund të na ndajnë; përgjegjësia për ta mbrojtur historinë dhe kulturën duhet të na bashkojë!
Anarkia e kaosi duhet t’i japin vendin arsyes!"
Presidenti Bajram Begaj përmes një videomesazhi bëri thirrje për qetësi dhe përgjegjshmëri në këto ditë të vështira protestash. Ai përsëriti apelin për dialog dhe shmangien e dhunës. Policinë e inkurajoi të bëjë detyrën në përputhje me ligjin.
Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët. Ajo është shtëpia e të gjithëve.
Kam ndjekur protestat, kërkesat, por me keqardhje edhe aktet e dhunës së dy ditëve të fundit.
Zëri i çdo qytetari meriton të dëgjohet, veçanërisht zëri i të rinjve, të cilët përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit tonë. Këtë s’mund ta verë dhe nuk e vë askush në diskutim.
Por dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhja. Ajo dëmton shoqërinë, cenon sigurinë e qytetarëve dhe polarizon bashkëjetesën demokratike.
Në këto momente, vendi ynë ka nevojë për qetësi, përgjegjshmëri dhe dialog. Ka nevojë që dallimet të mos na përçajnë, por të na nxisin të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të Shqipërisë.
U bëj thirrje të gjithëve të zgjedhin maturinë, të shmangin dhunën dhe të mos lejojnë që tensionet të cenojnë rendin kushtetues dhe stabilitetin e vendit. Inkurajoj forcat e rendit në detyrën e tyre tejet delikate dhe uroj shërim të shpejtë për çdo të lënduar, polic apo protestues.
Me përgjegjësinë dhe tagrat që më jep Kushtetuta, mbetem i hapur për këdo që dëshiron të ketë një hapësirë dialogu dhe mirëkuptimi sikurse i bëj thirrje aktorëve të përfshirë t’i përkushtohen dialogut dhe bashkëpunimit, në të mirë të rinisë, në të mirë të Shqipërisë.

Pamjet e dhunës në rrugët e Tiranës, ku mes protestuesve shihen edhe të rinj e të mitur, janw dwnuar nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu e cila nw njw mesazh pasditen e sotme bwn thirrje pwr ndalimin e dhunws. Ajo thotw se siguria ndaj tw miturve duhet tw jetw mbi çdo pwrplasje politike.
"Pavarësisht bindjeve politike, të gjithë kemi të njëjtin shqetësim: sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Pamjet e dhunës në rrugët e Tiranës janë shqetësuese, sidomos kur mes tyre shohim të rinj dhe të mitur. Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të shprehen dhe të kërkojnë një të ardhme më të mirë. Por askush nuk duhet t’i përfshijë në dhunë apo t’i përdorë për beteja politike. Në fund të ditës, çdo prind dëshiron që fëmija i tij të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi. Asnjë betejë politike nuk vlen më shumë se jeta, siguria dhe e ardhmja e fëmijëve tanë" shkroi Koçiu
Kreu i grupi të PS, Taulant Balla ka reaguar sërish përmes një postimi lidhur me protestat, duke pretenduar se turistët janë frikësuar dhe janë strehuar brenda një kishe.
“Prindër, mos i lini fëmijët t’i përdorin për agjenda dhune dhe shkatërrimi!”, shkruan Balla në reagimin e tij, duke iu drejtuar prindërve me thirrjen për të mos lejuar përfshirjen e të rinjve në akte dhune dhe dëmtimi të pronës.
Prania e një numri të lartë të miturish në protestën e sotme është shqetësuese për Policinë e Shtetit. Uniformat blu thonë se ata janë ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta dhe mjeteve të policisë.
Gjithashtu shpreh shqetësim për përdorimin e fëmijëve si mburojë për akte dhune, duke theksuar se siguria e tyre është e pacenueshme.
Një apel të qartë Policia e ka për prindërit që të kenë prioritet sigurinë e fëmijëve të tyre dhe informimin mbi ta. Protestuesve të maskuar u thotë të distancohen nga dhuna ndaj autoriteteve.
Deklarata:
Policia e Shtetit ka konstatuar me shqetësim pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm të miturish në protestat e ditëve të fundit.
Në disa raste, fëmijët janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj akteve të dhunës, sendeve të forta të hedhura dhe mjeteve të përdorura nga Policia për menaxhimin e situatës.
Siguria e fëmijëve është një përgjegjësi që nuk mund të negociohet dhe nuk mund të përdoret për asnjë qëllim.
Policia e Shtetit ka detyrimin ligjor të garantojë rendin dhe sigurinë publike, duke treguar kujdes të veçantë për mbrojtjen e të miturve. Por kjo përgjegjësi u takon, para së gjithash, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë.
Prandaj, u drejtohemi përsëri prindërve me një apel të qartë:
Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.
Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës.
Në të njëjtën kohë, Policia e Shtetit shpreh shqetësimin e thellë për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në vijën e parë të përplasjeve, duke i ekspozuar ata ndaj rrezikut për qëllime të caktuara.
Përdorimi i fëmijëve si mburojë për akte dhune nuk është ushtrim i së drejtës për protestë. Është një veprim i papranueshëm që cenon sigurinë dhe të drejtat e tyre.
Çdo rast i dyshuar i nxitjes, organizimit apo shfrytëzimit të të miturve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t'u referohet institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.
Policia e Shtetit respekton dhe garanton të drejtën e protestës paqësore, përfshirë të drejtat e të miturve, por do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe proporcionale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre.
Fëmijët nuk janë mburojë e askujt dhe nuk mund të kthehen në instrumente të përplasjeve për qëllime të caktuara.
Asnjë kauzë nuk vlen më shumë se jeta dhe siguria e një fëmije.
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubime të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Ndaloni dhunën ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private! Çdo akt dhune rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të miturve. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë sot thirrje prindërve, nxënësve, studentëve dhe mësuesve të bashkëpunojnë për të mbrojtur fëmijët dhe nxënësit e mitur nga përfshirja në aktet e dhunës dhe shkatërrimit gjatë protestave. Duke iu referuar pamjeve të akteve kaotike të nxënësve, sidomos të miturve,
Kumbaro foli për “duar të errëta” që, kërkojnë t'i përdorin fëmijët për qëllime të tjera, duke theksuar se nuk janë nxënësit dhe studentët ata që shkatërrojnë pronën publike apo bizneset private. Ministrja nënvizoi se të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre, por kjo duhet të bëhet përmes dialogut dhe komunikimit, jo përmes dhunës.
Kumbaro theksoi se Ministria e Arsimit është në komunikim të vazhdueshëm me shkollat dhe universitetet, ndërsa mësuesit vijojnë të jenë në krye të detyrës dhe të zhvillojnë procesin mësimor. Ajo kërkoi bashkëpunimin e prindërve dhe arsimtarëve për të garantuar sigurinë fizike të fëmijëve dhe për të ruajtur shkollën si vatër dijeje.
Ministrja iu drejtua gjithashtu mediave, shoqërisë civile dhe komuniteteve, duke u bërë thirrje të mos lejojnë që fëmijët të përdoren për qëllime që, sipas saj, synojnë destabilizimin e Shqipërisë. Kumbaro theksoi se institucionet arsimore do të vijojnë komunikimin me prindërit dhe nxënësit, duke mbështetur të drejtën e të rinjve për t'u shprehur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore.
Deklarata e plotë e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro
"Të dashur prindër dhe nxënës, studentë dhe mësues, në këtë orë kur shohim përmes ekraneve lëvizje kaotike të nxënësve, sidomos të atyre të miturve, dua të ndaj me ju një thirrje për bashkëpunim si ministre e Arsimit, por edhe si nënë.
Ndërkohë që “duart e errëta” hedhin tymin e errët të shashkave të shkatërrimit, qoftë në pronat publike apo në bizneset private, nuk duhet të lejojmë të gjithë bashkë që fëmijët tanë të jenë viktima të kësaj tymnaje.
Ndërkohë që flasim, në shumë shkolla nga shkollat tona vazhdon mësimi në mënyrë normale. E di që një pjesë e nxënësve nga prindërit e tyre janë tërhequr nëpër shtëpia, me të drejtën legjitime për t'i mbrojtur nga përplasjet, për t'i mbrojtur nga tymnaja e zezë dhe sidomos nga “duart e errëta”, që të gjithë e dimë të kujt janë, që në këtë moment duan që maskat e tyre t'ua vënë fytyrave të fëmijëve tanë, nxënësve tanë.
Kemi qenë gjatë gjithë kohës në komunikim, kemi ndërtuar bashkë, të dashur prindër, shumë programe edukimi që ju i keni mbështetur në shkollat që nga klasa e parë deri në maturë. Jemi në komunikim me të gjitha universitetet.
Nuk janë studentët, nuk janë nxënësit ata që shkatërrojnë. Nuk janë nxënësit, nuk janë studentët ata që thyejnë bizneset me të cilat mbahen mijëra familje, përfshi dhe familjet e vetë fëmijëve tanë.
Prandaj e vetmja mënyrë që ne kemi është që energjinë pozitive, por edhe të drejtën legjitime të rinisë për të protestuar, ta kthejmë në rrugë dialogu.
Kemi qenë gjithmonë bashkë në komunikim dhe do të vazhdojmë të jemi. Do të vazhdojmë të jemi që shkolla të mos jetë vendi që shkatërrohet nga “duart e zeza”, të cilat duhet t'i mbajmë larg dhe të mos na i kthejnë fëmijët në viktima të kaosit.
Po të jemi bashkë që këto shkolla të jenë vatrat e dijes, sikurse bashkë i kemi ndërtuar, i kemi trashëguar të tilla dhe duhet t'i mbajmë dhe t'i lëmë stafetë të tilla.
Prandaj, ashtu sikurse gjithmonë kemi punuar dhe diskutuar, ju ftoj që në radhë të parë të kemi bashkëpunim për të mbrojtur fëmijët, për të garantuar sigurinë e tyre fizike, që të mos merren peng nga rrëmuja dhe nga kaosi.
T'i dëgjojmë ata, t'u japim mundësinë të flasin jo përmes shkatërrimit, por përmes komunikimit, ju si prindër edhe ne si arsimtarë.
Ndërkohë që flasim, arsimtarët dhe mësuesit janë në krye të detyrës, janë nëpër shkolla, janë duke mbyllur orarin ditor të mësimit.
Prandaj vetëm komunikimi në të gjitha rrugët, përfshi edhe këtë mesazh të shkurtër, është rruga më e mirë e bashkëpunimit që dhe fëmijët të kenë të gjithë të drejtën të shprehen, edhe të drejtën të protestojnë në mënyrë legjitime, por ta bëjnë atë ashtu sikurse ju i keni mësuar, ashtu sikurse ne bashkë e ndërtojmë komunikimin në të gjitha programet tona.
Prandaj e kërkoj këtë bashkëpunim, duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj dhe shqetësimin e të gjithë mësuesve që janë ata që kujdesen për dijet, mos t'ia humbasim shkollës qëllimin kryesor të ekzistencës së saj, të vatrës së dijes.
Të dashur prindër, të dashur mësues, të gjithë bashkë, por i drejtohem edhe shoqërisë, edhe mediave, edhe shoqërisë civile, edhe lagjeve dhe komunitetit:
Ju lutem, në radhë të parë si prindër, por edhe si qytetarë të këtij vendi, të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë.
I kemi ndërtuar gjithmonë gjërat me dialog dhe komunikim dhe do të jemi në vazhdimësi çdo orë këtu për t'ju përgjigjur"
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas sulmit ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve duke e dënuar si akt të papranueshëm. Ai shprehet se dhuna dëmton interesin publik e shoqërinë dhe u kërkon subjekteve politike të distancohen prej saj. Kreu i parlamentit përmbyll se axhenda e askujt s’është më e rëndësishme se Shqipëria.
“Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme.
Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë.
U bëj thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”, thotë Peleshi.










Komente
Komento