Ky është momenti kur protestuesit i kanë vënë flakën dyqaneve të 5 Majit në Tiranë, për të cilat kanë denocnuar dhe më herët në Report Tv vetë pronarët e dyqaneve.
Këto godina mëngjesin e të dielës janë konstatuar me xhama të thyer dhe ambiente të djegura. Ambientet e saj janë marrë me qira tek biznesi privat për aktivitete të ndryshme tregtare. Astrit Marku, pronari i dyqanit të djegur, tregoi në Report Tv se çfarë ka ndodhur.
Video të dhunës dhe shkatërrimit të godinave i ka publikuar më herët dhe këngëtari Stresi i cili është në arrati pasi u shpall në kërkim sepse mori pjesë në protestën e parë që u zhvillua në Tiranë për vrasjen e Klodjan Rashës. Për këto video Stresi "u krenua" pasi pretendonte se sulmi ka qenë i përqendruar në selinë e PS-së te 5 Maji në Tiranë, duke publikuar pamje që duket një objekt në flakë.
Prej 5 ditësh Tiranë dhe disa qytete të tjera në vend janë përfshirë në protesta të dhunshme gjatë të cilave në fokus ka qenë dhuna, shkatërrimi e vendosja e flakës ndaj disa objekteve. Më parë edhe në Shkodër, disa të rinj shkatërruan dhe i vunë flakën objekteve të selisë së PS atje, veprim që u cilësua nga qeveria si e nxitur nga opozita dhe përkatësisht nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila ishte pjesë e protestës para se të niste dhuna.
ARRESTONI stresin dhe bejeni te paguaje per demet e dyqaneve,,,,dhe merrjani te gjithe pasurine dhe makinat,,dhe jepjani keytyre qe u jane djegur dyqanet....
PërgjigjuPo vera po