Disa vende të Europës janë përfshirë nga protesta të dhunshme, veçanërisht muajt e fundit.
Edhe vendi ynë është përfshirë nga protesta të tilla, por pavarësisht akteve vandale në Tiranë ka pasur pikëpyetje përsa i përket reagimit të Policisë, nëse kundërpërgjigja ndaj protestuesve të dhunshëm ka qenë proporcionale ose jo.
Kështu në Gjermani protesta të dhunshme pro-palestineze janë mbajtur në Berlin dhe Koln,veçanërisht gjatë muajit shtator. Ndryshe nga në Shqipëri, atje reagimi i forcave të Policisë ka qenë shumë më i ashpër. Efektivët kanë sulmuar me shkopa gome protestuesit, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre.
Gjermania garanton me Kushtetutë të drejtën për tubime paqësore. Megjithatë, autoritetet mund të vendosin kufizime kur pretendojnë se ekziston rrezik konkret për sigurinë publike ose mundësi për kryerjen e veprave penale.








Komente
Komento