Protestat e fermerëve/ Ministrja e Bujqësisë takim në Maliq: Nuk bën sens aplikimi poshtë 5 hektarë! Kërkuam që fermerët të bashkohen për të marrë 100% subvencione

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ishte në Maliq ditën e sotme ku u takua me fermerët e zonës të cilët kanë dalë në disa protesta kohët e fundit. Fermerët kanë protestuar pasi produktet e tyre kanë mbetur stok të pashitura dhe kjo sipas tyre pasi tregu po mbushte me mallra import.

Ndërkohë ata kanë kërkuar edhe subvencione nga qeveria dhe ministria e bujqësisë.

Ministrja Denaj pas takimit me fermerët u shpreh se subvencionet jepen jo për fermerë që kanë në pronësi sipërfaqe të vogla hektarë toke.

Sipas saj aplikimi për subvencion ka kuptim për sipërfaqe me 5 apo 10 hektarë tokë. Në këto kushte Denaj ka këkuar fermerëve të bashkohen për të përfituar 100% subvencion. Në rast të kundërt nuk do të marrin asgjë nga shteti.

‘Unë e thashë pak më parë edhe kur folëm me fermerët, në radhë të parë ne flasim për sipërfaqe shumë të vogla në Shqipëri, sipërfaqja mesatare është një hektar për fermer dhe në vitin 2024 kur jemi duke shkuar në një teknologji më të avancuar të mekanikës bujqësore, nuk ka aplikim të mekanikës në një hektar. Ne duhet të flasim për 5 apo 10 hektarë ku të fillojë të bëjë sens aplikimi që ul kostot, ndërkohë në fillim të vitit lançuam skemën kombëtare dhe jo pa qëllim kërkuam ti bashkonim jo me letra në pronësi por me kontrata të panoterizuara fermerët për një bashkim operatorësh për të marrë 100% subvencione’, tha Denaj.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë