Nga Thethi, kryeministri Edi Rama komentoi edhe protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Rrjoll. Rama u tha banorëve që ta çojnë në SPAK çështjen dhe të provojnë që janë ata pronarët e tokës.

"Nëse Rrjolli është i dhënë një oligarku në tokë të dikujt tjetër, pse nuk e çojnë në Gjykatë, pse nuk e çojnë në prokurori, pse nuk e çojnë në SPAK? Ta çojnë në SPAK dhe të provojnë që ata janë pronarët dhe që shteti ia ka dhënë dikujt në tokën e tyre. Dosja e Rrjollit ka të gjitha pronarët brenda, marrëveshjet, shitjet dhe blerjet", tha Rama.