Protestat e mbrëmshme në Serbi i lanë radhën sot studentëve të cilët mblodh para selisë së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale në Beograd duke kërkuar qasje në listën zgjedhore.
Studentët kërkojnë qasje në listën e votuesve për ta kontrolluar atë, pasi organizata vendase dhe evropiane që vëzhguan zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi deklaruan dyshime për rregullsinë e tyre. Më herët njoftuan se bllokadat do të zgjasin gjashtë orë dhe se protestave në Beograd do t'u bashkohen edhe studentë nga Universiteti i Novi Sadit, informoi sot .rel
Më shumë se 40 persona janë arrestuar gjatë protestës së organizuar mbrëmjen e 24 dhjetorit nga opozita për atë që e quajnë vjedhje të zgjedhjeve më 17 dhjetor në Serbi.
Protesta përshkallëzoi në dhunë dhe përleshje. Policia përdori gaz lakrimogjen për të shpërndarë protestuesit ndërsa 2 agjentë janë në gjëndje të rëndë tha mbrëmë presidenti Aleksandër Vuçiç I cili thirri mbledhjen urgjentë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti Vuçiç deklaroi se është tentuar të merren me dhunë institucionet e Serbisë, shkruajnë mediat serbe.
“Deri tani janë arrestuar mbi 35 banditë. Aksioni vazhdon dhe nuk do të ndalet. Identiteti i disa personave është duke u përcaktuar në këto momente dhe të gjithë do të arrestohen gjatë natës”, tha Vuçiç citon Tajug.
Nga ana tjetër Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se incidentet në protestë u shkaktuan nga “huliganët e dërguar nga qeveria”.
“Autoritetet përdorën dhunë për t'i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme”, thuhet në deklaratën e SPN-së.
Ky koalicion shtoi se “dërgimi i huliganëve” për të shkaktuar incidente në protestë është përdorur nga qeveria për ta dëmtuar iniciativën e protestuesve që kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
“Regjimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka treguar edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë, të dhunshme”, tha koalicioni “Serbia kundër dhunës” më 25 dhjetor, citon REL.
Nuk vonoi dhe reagimi i Kremlinit, për të cilin është Perëndimi ai që po i vë “flakën situatës në Serbi”.
Kjo ishte protesta e shtatë e opozitës në kryeqytetin e Serbisë me kërkesën për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor. Lista “Serbia kundër dhunës” pretendon se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet vodhi zgjedhjet, ndër të tjera, duke regjistruar në mënyrë fiktive votuesit e tyre nga vende jashtë Serbisë.
Mijëra persona iu bashkuan opozitës mbrëmjen e djeshme për të prostestuar krah opozitës që kërkon anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.
Manifestuesit thërrisnin ‘Hapni derën’, ‘hajdutë’, ndërsa godisnin zyrat me vezë e gurë.
Disa këndonin “Vuçiç është Putin” duke e krahasuar presidentin serb me liderin rus.
Policia iu desh të vendosej barikadë brenda ndërtesës së bashkisë së Beogradit dhe të hidhnin gaz lotsjellës ndërsa protestuesit thyenin xhamat dhe përpiqeshin të hynin brenda.
Lista “Serbia kundër dhunës” pretendon se Partia Progresive Serbe (SNS) në pushtet vodhi zgjedhjet, ndër të tjera, duke regjistruar në mënyrë fiktive votuesit e tyre nga vende jashtë Serbisë.
Nuk vonoi reagimi i Kremlinit, për të cilin është Perëndimi ai që po i vë “flakë situatës në Serbi”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova – e cila edhe ajo është në listën e sanksioneve nga BE pas pushtimit të Ukrainës - shtoi se kryeqytetet perëndimore "po përpiqen të tensionojnë situatën duke përdorur teknikat e Maidan". Një referencë për protestat në rrugë që u zhvilluan në Kiev në 2014, të cilin Moska e ka cilësuar gjithmonë si një grusht shteti të udhëhequr nga Perëndimi. Ky është një interpretim që i dha Putinit bazën politike për luftën në Donbas, pushtimin e Krimesë dhe më pas sulmin ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022. Qeveritë europiane akuzojnë Moskën se prej kohësh po përpiqet të destabilizojë Ballkanin në luftën e tij hibride kundër Perëndimit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko, të cilin e ka informuar për protestat e mbrëmshme (24 Dhjetor) në Beograd.
“E informova ambasadorin Alexander Botsan-Kharchenko për trazirat e mbrëmshme në Beograd dhe përsërita se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur sigurinë e qytetarëve dhe Serbisë tonë”, shkroi Vuçiç në Instagram.
Ai tha se janë shkëmbyer mendime edhe për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në rajon dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike.
Protestat e mbrëmshe para parlamentit në Beograd u zhvilluan kundër mashtrimit zgjedhor në shkallë industriale.
35 protestues u arrestua nga policia serbe pas protestave mbrëmjen e së dielës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thirri mbrëmjen e djeshme mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Pas takimit, ai ka bërë të ditur se dy policë kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa 35 persona janë arrestuar.
Ai theksoi se është tentuar të merren me dhunë institucionet e Serbisë, shkruajnë mediat serbe.
“Deri tani janë arrestuar mbi 35 banditë. Aksioni vazhdon dhe nuk do të ndalet. Identiteti i disa personave është duke u përcaktuar në këto momente dhe të gjithë do të arrestohen gjatë natës”, tha Vuçiç.
Siç ka shtuar ai, në një minutë e gjysmë të gjithë ikën kur u shfaq xhandarmëria, duke theksuar se shtetit të Serbisë i kanë shkaktuar dëme të mëdha. Thirrja e tij për takimin urgjent erdhi mbrëmjen e djeshme pasi mbështetësit e koalicionit “Serbia kunër dhunës” (SPN) vijuan protestën e tyre para Kuvendit të Beogradit, ku edhe një herë tentuan të hynin me forcë në objekt.