Sali Berisha kërkon të marrë merita për protestën kombëtare të së shtunës, të cilën e cilëson si më të fuqishmen ndonjëherë, teksa krenohet se mes protestuesve qindra mijëra prej tyre ishin demokratë.
Duke i harruar thirrjet “Berisha në burg” nga sheshi, thotë se ka qenë kjo protestë që i ka dhënë shpresë shqiptarëve, duke pranuar kështu indirekt se dhjetëra tubimet e tij nuk e kanë pasur këtë sukses.
“Dhjetëra mijëra apo qindra mijëra qytetare dhe qytetarë, demokrate dhe demokratë, që udhëtuan nga të katër anët e Evropës dhe botës dhe u bashkuan të shtunën dhe të dielën me dhjetëra mijëra qytetarë, duke i dhënë Tiranës dhe kombit një det të vërtetë shprese me protestën e tyre të paparë ndonjëherë. Protesta paqësore më e fuqishme e njohur në histori mund të quhet si yikendi i diasporës, i atyre të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që udhëtuan mijëra e mijëra kilometra”, tha Berisha.
Vendin demokratët thotë se e kanë në shesh, por duke i porositur të lënë mënjanë simbolet partiake.
“Asnjë slogan, asnjë parullë, asnjë mashtrim i hedhur aty kundër opozitës së vërtetë, asaj opozite që në kushtet më të vështira të një kalvari të vërtetë, qëndroi e pamposhtur në dhjetëra e dhjetëra protesta kundër regjimit”, vijoi Berisha.
Kryetari i PD s’e humbi rastin të njehsonte kauzat e PD me ato të qytetarëve duke thënë se kauza e protestës “në çdo pikë të paraqitur ka qenë dhe është kauza e PD.”
Komente








mullahu, mullah SALIU!
PërgjigjuNë burg do shkosh se je vrasës.
Përgjigju