Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës/ Të arrestuarit dalin në Gjykatë për masë sigurie, jashtë ambienteve familjarë dhe efektivë policie (VIDEO)

Në Gjykatën e Tiranës pritet që ditën e sotme të jepen vendimet për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve për ditën e dytë dhe të tretë të protestës në Tiranë, për vrasjen e Klodjan Rashës nga një efektiv policie më 8 dhjetor.

Për pjesën më të madhe të të arrestuarve kërkohet masë arrest shtëpie. Gjithsej raportohet se janë 42 persona që presin masën e sigurisë. Jashtë ambienteve të Gjykatës siç raporton gazetari Arsen Rusta në pritje janë familjarë të të arrestuarve dhe shumë efektivë policie.

Pas vrasjes së Klodjanit, vendi u përfshi në protesta të cilat agravuan në dhunë. Në Tiranë dje u zhvillua dita e 5 e protestës, e cila ishte më e zbehtë, krahasuar me ditët e tjerë, megjithatë as këtu nuk munguan situatat e tensionit, ku janë hedhur gurë e sende të forta në drejtim të policisë, por nuk kanë shpëtuar as semaforët, sinjalistika rrugore e stacionet e autobusëve. 

Të arrestuarit që presin sot vendimin janë të moshës 14 dhe 25 vjeç. Një ditë më parë apeli ka dhënë masat e sigurisë për 17 të arrestuarit në ditën e dytë të protestës nga 59 të arrestuarit, ku 3 janë lënë në burg, 5 në arrest shtëpie dhe 9 në detyrim paraqitje, mes tyre 2 të mitur. Gjatë ditës së sotme u dhanë vetëm për 17 persona, ndërsa për pjesën tjetër seanca do të zhvillohet në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se policia ka arrestuar 4 persona dhe ka vënë nën hetim 46 protestues të tjerë, gjatë ditës së 5 të protestës në Tiranë. Protestat kanë vijuar prej 5 ditësh për Klodjanin, ndonëse familja e tij ka bërë thirrje përmes një letre publike që të ndalet dhuna, duke theksuar se ajo nuk ndihmon në vënien e drejtësisë por vetëm ua shton dhimbjen për humbjen e djalit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Arrestimet gjatë protestave, avokati: Klienti im ka qenë duke pirë kafe dhe s'ka goditur policë! S'ka asnjë provë që vërteton dhunën (VIDEO)

Ndërkohë që priten masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar gjatë ditës së dytë dhe të tretë të protestës, avokati i njërit protestues me iniciale B.SH ka deklaruar se klienti i tij nuk ka ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë, duke hedhur poshtë akuzën që rëndon mbi të.

Sipas avokatit klienti i tij ka qenë duke pirë kafe ndërsa po zhvillohej protesta dhe kur ka dalë është arrestuar nga policia. Këtu ka shtuar se nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën e ushtruar prej tij në protestë.

"Pretendimi ishte një raport copy paste për të gjithë të tjerët, thuhet se ka goditur me gurë policët por në fakt skishte asnjë provë. Klienti im ka qenë duke pirë kafe te tajvani, dhe pasi ka parë trazira ka dalë dhe është kapur nga policia. Pamje filmike nuk pati, në dosje kishte shumë emra dhe kishte pamje fotografike vetëm për njërin prej të arrestuarve. Një pamje fotografike që skupton as veten nëse je aty.

Duhet dhe një dreq fotografie të paktën. pati prtendime shumë për dhunë edhe klienti im tha se ishte rrahur në furgon dhe në komisariatr. Madje kur i pyeti s epërse me qëllon i kishte thënë se këshu më do spo  e them për etike. Ata po i terrorizojnë që të mos dalin më. Une sjam duke advokuar as pro dhe as kundër këtij aktiviteti, por nëse e shohim kemi të bëjmë me një skenë të përsëritur", tha avokati i njërit prej të arrestuarve me iniciale B.SH.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 14/12/2020 13:36

    E para ne qoftese vertetohen qe realisht kane qene prezent dhe perdorur dhune ata femije,ti marrin prinderit aty dhe tja faturojne demet qe jane shkaktuar.Dhe une isha per kafe ate dite si shumica e Tiranes por nuk na arrestoji njeri se ishim per kafe.Mos na shisni perralla me mbret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë