FIER - Vijojnë protestat kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve në Mbyet të Fierit. Banorët e disa fshatrave të Fierit u janë bashkuar sot protestave në Mbyet, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit që lejon ndërtimin e impiantit. Banorët u shprehen se e duan qytetin të pastër, pasi për ta 'Mbyeti është Fieri'.

"Për shtëpinë tonë vendosim vetë. Duam Fierin e pastër, është borxh që i kemi fëmijëve tanë"- u shprehën banorët.

Pak ditë më parë, banorët e Mbyetit i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Fierit që t’i bashkohen protestës së tyre. Ata kërcënuan me vetëflijim, në rast se ndërtohet impianti i mbetjeve në Mbyet.

 “Do bëjmë gjithçka për shfuqizimin e këtij vendimi. Do vetëflijohemi, plehrat të mos vijnë në zonën tonë”, u shprehën banorët në protestën e mëparshme. 

[gallery]19477[/gallery]

(er.nu/shqiptarja.com)