Mbrëmjen e 7 janarit është mbajtur ceremonia e përvitshme e çmimeve Golden Globe Awards. Shfaqja është mbajtur nga Jessica Chastain dhe Chris Hemsworth. Ajo që ra më shumë në sy në paradën e yjeve në tapetin e kuq, ishte veshja me të zeza e të gjitha femrave. Të gjitha aktoret dhe të ftuarat në këtë event që shikohet në të gjithë botën, janë veshur me ngjyrë të zezë për të sensibilizuar shoqërinë kundër ngacmimit, abuzimit dhe dhunës ndaj grave.
[gallery]25293[/gallery]
Ky mesazh u mbështet edhe nga fushata
Time's Up, e anoncuar në këtë event madhështor.
Ajo që kulminoi shfaqjen ishte edhe fjalimi i Oprah Einfrey, e cila u duartrokit fort nga gjithë të ftuarit. "Shpresoj se ditë të reja po vijnë", u shpreh ajo, e cila mori vëmendjen e të gjitha mediave. Oprah gjithashtu u nderua edhe me një çmim special, atë të Cecil B.DeMille.
Filmat të cilat triumfuan në këtë vit jubile të ndarjes së çmimeve Golden Globe janë Three Billboards Outside Ebbing, Missouri (4 çmime), Big Little Lies( 4 çmime), The Handmaid’s Tale (2 çmime) Lady Bird (2 çmime)
Filmi më i mirë, dramë - "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri"
Filmi më i mirë, muzikal ose komedi - "Lady Bird"
Aktorja më e mirë, dramë - Frances McDormand, "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri"
Aktori më i mirë, dramë - Gary Oldman, "Darkest Hour"
Aktorja më e mirë, muzikal ose komedi - Saoirse Ronan, "Lady Bird"
Aktori më i mirë , muzikal ose komedi -
James Franco, "The Disaster Artist"
Aktori më i mirë mbështetës - Sam Rockwell, "Three Billboards outside Ebbing, Missouri"
Aktorja më e mirë mbështetëse - Allison Janney, "I, Tonya"
Regjisori më i mirë - Guillermo del Toro, "The Shape of Water"
Kolona zanore më e mirë- "This Is Me" nga "The Greatest Showman"
Skenari më i mirë - Martin McDonagh, "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri"
Filmi më i mirë në gjuhë të huaj - "In the Fade"
Seriali më i mirë , dramë - "The Handmaid's Tale"
Seriali më i mirë, muzikal ose komedi - "The Marvelous Mrs. Maisel"
Miniseriali më i mirë - "Big Little Lies"
Redaksia online
A.K/Shqiptarja.com
52/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
65.5%
-
Edi Ramën
28.6%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 6480
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Rri e rri e trazo hirin
7 Tetor, 20:12
-
Rrezikohet jeta e policit, militantët e PD i hedhim molotov! I shpërthen te këmba, rrobat i marrin flakë (VIDEO)
7 Tetor, 20:04
-
Pamjet me dron të Report TV nga Bashkia e Tiranës, protestuesit e pakët rrethojnë godinën
7 Tetor, 19:59
-
Hidhet molotov drejt Bashkisë së Tiranës, Noka udhëheq përplasjen me policinë
7 Tetor, 19:51
-
Protesta e opozitës, mbështetësit e PD bllokojnë rrugën dhe qarkullimin e mjeteve! E pësojnë dhe qytetarët, ndërhyn Policia
7 Tetor, 19:49
-
Pas selisë së PS-së, flakët e molotovit përfshijnë edhe pjesën para Ministrisë së Brendshme
7 Tetor, 19:45
-
FOTO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor, 19:38
-
Molotovë drejt selisë së PS, digjet banderola me foton e Ramës
7 Tetor, 19:37
-
Mero Baze: Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
7 Tetor, 19:36
-
Protestuesit tek Bashkia e Tiranës, hidhet molotov mes efektivëve të policisë
7 Tetor, 19:32
-
Protestuesit vendosen tek Partia Socialiste, hidhet molotov
7 Tetor, 19:32
-
Bardhi dhe Noka japin instruksione në telefon për protestusit pas kaosit te Kryeministria, digjet stacioni i autobusit!
7 Tetor, 19:31