Sali Berisha, mban të dielën protestën e radhës me objektiv largimin e Edi Ramës, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale, kryedemokrati u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të bëjnë detyrën e të marrin pjesë në kryengritjen më të madhe paqësore të opozitës.
“Thirrje shqiptarëve të ngrihemi fuqishëm kundër Ramës dhe organizatës së tij kriminale që mbylli edhe dyert e Evropës për Shqipërinë me mburojën e Ballukut. Detyrë e çdo shqiptari pavarësisht nga bindjet e tij, të bashkohemi nesër në 18.00 në rrugë dhe sheshe të Tiranës për të treguar forcën tonë, në kryengritjen më të madh paqësore”,- tha Berisha.
Në një mesazh shpërndarë strukturave thuhet se protesta do të nisë para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ende nuk janë bërë të ditur skenarët, nëse do të ketë fjalime me një podium të ngritur para godinës së qeverisë, apo do të jetë një marshim nëpër kryeqytet, siç ndodhi pasditen e 28 shkurtit kur molotovët rrezikuan jetën e artistëve brenda ish-vilës së diktatorit në ish-bllok. Në ngjarje e rëndë, që u pasua me kritika të forta nga komuniteti ndërkombëtar, e që duket se ishte dhe arsyeja se përse Berisha, protestën pasuese përpara parlamentit e mbajti tërësisht paqësore.
Protesta e të dielës zhvillohet në një ditë feste për komunitetin bektashi, atë të Sulltan Novruzit. Megjithatë, simbolika e zgjedhur nga demokratët, është ajo e 22 marsit të vitit 1992 që shënon fitoren e PD-së në zgjedhje pluraliste pas rënies së komunizmit.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Berisha kritikoi objektivin e kryeministrit Edi Rama për uljen e numrit të ligjvënësve përmes një referendumi.
“Rama mendon se Shqipëria po shuhet dhe ‘si duhen deputetët. Unë jam për dy dhoma e deputetëve dhe senatit. Nëse kjo bëhet, mbahet numri 140 (100 deputetë, 40 senatorë)",- tha Berusha.
Komente












Kete perbindesh politik vetem snajperi e dergon atje ku e ka vendin perj 35 vjetesh qysh nga msakra e Shkodres.
PërgjigjuKy hallakama thotë "jo Ali", por "Kadi", thjeshtë shikon interesin e tij!
PërgjigjuNumri i deputetëve duhet të ulet sepse hanë në kurriz të popullit fukara,kanë privilegje të tmerrshme dhe rinë kot,shumica e deputetëve nga të gjitha krahët janë bufa.
Përgjigju