'Protestën e organizoi PD-ja'/ Rama-Bashës: Zef Hila tha që shkollën e dogje ti, jepi xhevap tani

'Protestën e organizoi PD-ja'/ Rama-Bashës: Zef Hila tha që shkollën e dogje ti, jepi xhevap tani

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha se sulmi me molotov kundër KZAZ-së në Vaun e Dejës ishte orkestruar nga ai. Kreu i qeverisë i kërkon Bashës që të dalë dhe të flasë për akuzën e kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës, që tha në Report Tv se protestën nuk e organizoi institucioni që ai drejton por PD-ja.

"Artist, dil jepi xhevap Zef Hilës që tha shkollën e dogje ti me atë fotokopjen e shëmtuar të enveristëve më kokëboshë të 91shit, Aleanca e Demokratëve a si e quan ti! Dil Artist, se është koha të marrësh përgjegjësi për dyfytyrësinë e javës së fundit, hidh gurin e fshih dorën" thotë Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i doli në mbrojtje Zef Hilës, i cili u shkarkua me vendim qeverie nga kryeministri Edi Rama sot, një ditë pas sulmit me bomba molotov në KZAZ numër 6 në Bushat, të Bashkisë së Vaut të Dejës që drejtohet nga Zef Hila i zgjedhur nga PD 4 vite më parë.

Një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet, e quajti Basha kryebashkiakun Hila, duke thënë se ajo që ndodhi mbrëmë në Vaun e Dejës është një skenar i organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe Tom Doshi për të krijuar përplasje. Por sot paradite, Hila tha se protestën që kulmoi me sulmin kundër KZAZ-së e organizoi PD-ja dhe jo bashkia që ai drejton.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 28/06/2019 17:08

    Para ligjit Lulzim Basha o Edi. Se vetëm ligji i vendos para përgjegjësive këta politikan alabak që djegin shkollat dhe dokumentat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje