Është dënuar nga Gjykata e rrethit Gjyqësor Kukës me 4 muaj burg, Nderim Lushi aktivisti i shoqërisë Civile i cili gjatë muajit qershor protestoi në rrugën e Kombit kundër vjeljes së kamatë-vonesave dhe debive të krijuara në vite, për energjinë elektrike nga banorët e Kukësit.
Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e shkallës së Parë në Kukës, Nderim Lishi u dënua me 4 muaj, dënim me kusht.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lushi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” në të cilin saktëson se dënimi nuk mund të ekzekutohet brenda dy viteve, por nëse i akuzuari kryen vepra penale atëherë ai hyn në fuqi menjëherë.
Ai shton se ky vendim ishte i pritur prej tij, ndërkohë që paralajmëron se çështja do të apelohet në të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Ja çfarë shkruan ai në Facebook
“Nderim Lushi dënohet 4 muaj, dënim me kusht! Gjykata shpalli fajtor Nderim Lushin dhe u dënua me 4 muaj heqje lirie.
Ky dënim nuk mund të ekzekutohet brenda dy viteve, pra quhet dënim me kusht, dhe nëse i akuzuari kryen vepra penale brenda dy viteve atëherë ky vendim hynë në fuqi menjëherë.
Nderim Lushi ishte në pritje të një vendimi të ngjashëm pasi siç e ka shprehur gjithmonë neni 223 është një nga nenet e dekriminalizimit i cili të persekuton gjithë jetën, duke plotësuar kështu kërkesat e klasës politike.
Çështja do të apelohet në të gjitha nivelet pasi është çështje parimesh dhe lirishe themelore të njeriut. Nderim Lushi ka 8 muaj që persekutohet gjykatave dhe për tu persekutuar përjetesisht nga neni 223.
Nderim Lushi nuk e pranon kurrsesi fajin kur gjithçka është qartësisht e verifikueshme. Është e qartë se dhe Gjykata ka presionet e veta nga sistemi në të cilin jetojmë.
I dëgjojmë çdo ditë thirrjet kundër qeverisë dhe dhunës që ushtrohet në protesta dhe askush nuk dënohet apo denoncohet.
Del qartë që ky shtet është ekskluziv vetëm i partive dhe jo i popullit të thjeshtë. Nderim Lushi nuk ndalet në përpjekjet për drejtësi. Sot startojmë dhe kontaktet me ndërkombëtarët. I bindur në fitoren finale.
(n.lushi u rikthehet studimeve pranë UBT)
n.lushi”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com